Projektligji i ri/Krijohet Gjykata e Falimentit

Postuar në 13 Qershor, 2016 13:51

Qeveria ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që synon t’i japë zgjidhje problemit të falimentit të bizneseve. Në të parashikohet edhe ngritja e Gjykatës së Falimentit, që do të funksionojë brenda Gjykatës së Rrethit. “Gjykata...do të ketë kompetenca të shtuara për të gjitha procedurat e falimentit, duke përfshirë edhe bllokimin e pasurisë së debitorit, por edhe përcaktimin e një administratori të përkohshëm për kompaninë debitore që është në proces falimenti. Sipas projektligjit, Gjykata vihet në lëvizje pas kërkesës që ka bërë kreditori, që mund të jetë individ, kompani private ose institucion”, raporton gazeta “Shqip”. Relacioni i projektligjit tërheq vëmendjen në situatën e prodhuar nga ligji ekzistues që pengon bizneset e falimentuara të marrin statusin në fjalë dhe të çlirrohen nga barra e detyrimeve që sa vijnë e shtohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.