Rama duhet të presë “dekriminalizimin” e Berishës për t’u takuar me Bashën

Postuar në 29 Maj, 2016 17:44

Takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i parashikuar për të mërkurën nuk do mbahet.  Drejtues te Partise Demokratike i konfimuan televizionit Klan se, të paktën deri në përfundim të “dënimit” që Byroja dha duke përjashtuar me dhjetë ditë ish-kryeministrin Berisha nga punimet e Kuvendit, mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës nuk pritet te ndodhe asnjë takim.

Një ditë më parë, Lulzim Basha e paralajmëroi këtë me anë të një deklarate, teksa e cilësoi përjashtimin e Berishës si shenjë të një krize të kryeministrit Rama, që sipas tij I mbylli opozitës çdo derë bashkëpunimi.

Thënë ndryshe, kjo deklaratë e kreut të opozitës lë të kuptohet se gjithçka u paracaktua në mënyrë protokollare të premten do të arshivohet thjesht si një  korespondencë mes dy kundërshtarëve politikë, të paktën për 10 ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.