denimi

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 17 Nëntor, 2022 18:55

Gjyaktësit hollandezë kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në goditjen e avionit të Malaysia Airlines, MH17, i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur në vitin 2014. Avioni u rrëzua mbi Ukrainë dhe si pasojë vdiqën 298 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të dënuar për çështjen janë dy rusë dhe një ukrainas; të parët ish-oficerë të shërbimit të zbulimit rus, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe i dyti, separatisti Leonid Kharchenko.

Rikonfirmohet dënimi me burg për ish-kryeministrin francez, Fillon

Postuar në 09 Maj, 2022 18:54

Një gjykatë apeli në Francë e ka lënë në burg ish-kryeministrin François Fillon që akuzohet për shpërdorim fondesh çka solli edhe largimin e tij nga gara presidenciale e vitit 2017. Në vitin 2020, një gjykatë e shkallës së parë e dënoi Fillon me pesë vjet burg, ndërsa sot gjykata e shkurtoi vendimin në katër vjet, nga të cilët tre të anulluar.

Dënimi i Samir Tahirit, sukses i Prokurorisë shqiptare

Postuar në 01 Maj, 2022 14:07

Shpallja e personave “non grata” apo dhe raporti i DASH mbi zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të kishin vënë në lëvizje disa struktura të drejtësisë, përfshi edhe Byronë Kombëtare të hetimit. Kështu ka deklaruar për MCN ish-kryeprokurori Arben Rakipi, teksa komenton arrestimet e fundit për çështjen e incineratorëve dhe reformën në drejtësi.

Tahiri dënohet me burg

Postuar në 04 Shkurt, 2022 18:00

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me burgim. Pak rëndësi ka koha, apo përmbatja e akuzës. Zoti Tahiri është pas hekurave me vendim gjykate për një aferë që lidhet me trafikun e drogës.

E thënë në parim, mund të themi se një hap përpara është bërë.

Nobelistja e Paqes dënohet me 4 vjet burg në Mianmar

Postuar në 06 Dhjetor, 2021 11:46

Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, është dënuar me katër vjet burg. Ajo po përballet me drejtësinë e vendit të saj për një sërë akuzash dhe është shpallur fajtore për dy prej tyre: nxitje konfliktesh dhe thyerjes të rregullave anti-Covid, në kushtet e një ligji për fatkeqësitë natyrore. Procese të tjera gjyqësore mund të finalizohen me dënime në të ardhmen.  

Kriminalizimi si pedagogji popullore*

Postuar në 28 Shkurt, 2021 15:46

 

Problemi

Përgjatë ekzistencës së shoqërive njerëzore, thuajse gjithmonë dhe kudo, ndëshkimi(punishment) social ka qenë jusifikuar duke i apeluar një apo disa prej arsyeve të mëposhtme:

Ish-shefi i Shtabit të ushtrisë jugosllave dënohet me 3 vjet burg për spiunazh

Postuar në 07 Shkurt, 2021 12:13

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, Momcilo Perisic është dënuar me tre vjet burg me akuzën e spiunazhit. Mediat në Serbi njoftojnë se Perisic akuzohet se ka kaluar informacione sekret shërbime amerikane.

Krahas Perisic janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij, Miodrag Sekulic dhe Valdan Vlajkovic.

1075 vjet burg për predikuesin turk Adnan Oktar

Postuar në 12 Janar, 2021 12:41

Një gjykatë turke ka dënuar dje predikuesin televiziv të Islamit, Adnan Oktar me mbi 1000 vjet burg nën akuzën e krijimit dhe drejtimit të bandës kriminale, mashtrimit dhe abuzimit seksual. Ai u arrestua në korrik 2018 bashkë me 77 persona të tjerë dhe qysh atëherë ka qëndruar në burg.

Hileja e një emri që mungon

Postuar në 04 Mars, 2020 15:02

Henri Çili doli nga qelia duke marrë me vete një vendim për detyrim paraqitje dhe duke paralajmëruar se do nisë studimet e thelluara për të drejtën penale në Shqipëri. Akuzat janë shumë të rënda dhe me të vërtetë që do të ishte punë e dobishme asimilimi i të drejtës penale nga z. Çili, çka në fakt siç dihet ndodh me të gjithë të dënuarit e të gjitha kategorive që janë në gjendje të parashikojnë dënimin në bazë të veprës penale.

Babalja çon në burg Salianjin

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 16:49

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, duke refuzuar edhe kërkesën e Prokurorisë që dënimi të konvertohet në shërbim prove. Po kështu gjykata ka dënuar gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë për interesin publik, Fredi Alizoti dënohet me 2 vite burgim, kurse protagonisti i çështjes “Babale”Albert Veliu me 3.5 vjet burgim për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kallëzim i rremë në bashkëpunim.

Pages

Subscribe to RSS - denimi