Rrjedhja më e madhe e dokumentacionit/140 politikanë fshehin pasuritë përmes një kompanie panameze. Në krye Vladimir Putin

Postuar në 04 Prill, 2016 00:21

Disa media po raportojnë një rrjedhje dokumentesh bankare që implikojnë emrat e shumë personaliteteve të njohura ndërkombëtare të përfshira në fshehje pasurie. “Letrat Panameze”, siç po thirret rrjedhja më e fundit, përfshijnë emra si Vladimir Putin, që sipas britanikes “The Guardian” nuk figuron me emër, por logjika të çon tek ai. Janë 2 miliardë dollarë që janë qarkulluar nga miq të tij, të cilët nuk mund t’i kryenin marrëveshjet që kanë prodhuar këtë lloj shifre pa mbrojtjen e tij. Por Putin është emri më goditës në këtë listë me 11.5 milionë dokumente që u janë shpërndarë gazetarëve në 80 vende. Ato janë marrë nga baza e të dhënave e “Mossak Fonseca”, një nga katër firmat më të mëdha në botë ligjore offshore.

Por pas Presidentit rus në këtë megaskandal përfshihen ndër të tjerë: Gjashtë anëtarë të Dhomës së Lordëve në Britani, 3 ish-deputetë konservatorë, dhe një duzinë donatorësh partish. Një anëtar kyç i Komitetit të Etikës në FIFA, 12 liderë të vendeve të ndryshme mes 143 politikanëve të tjerë, bashkë me familjet e veta. Nawaz Sharif, kryeministër i Pakistanit, Petro Poroshenko, president i Ukrainës, Alaa Mubarak, djali i ish-presidentit egjiptian, kryeministri islandez, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson; familjet e të paktën 8 anëtarëve ose ish-anëtarë të Byrosë Politike kineze, 23 persona që janë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare. Në media po përmenden edhe Lionel Messi dhe Michel Platini, si persona që fshehin pasuritë në Panama përmes kësaj firme.

Rrrjedhja është më e madhe se ajo e WikiLeaks apo sesa rasti i Edward Snowen. “Mossack Fonseca” është një firmë panameze por ajo operon edhe në Zvicër, Qipro, Ishujt Virxhin dhe në zona në varësi të Kurorës Britanike si Guernsey, Jersey. Ka bashkëpunuar me 300 mijë kompani dhe rredhja e dokumenteve aktuale shkon në një vëllim dixhital prej 2.6 terrabite. Shpërndarjen në shkallë ndërkombëtare e ka bërë “The International Consortium of Investigative Journalists”. http://www.theguardian.com/news/2016/apr/03/panama-papers-money-hidden-o...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.