offshore

Ndershmëria e Kamerun

Postuar në 08 Prill, 2016 10:25

Përfshirja e babait të vdekur të David Cameronit në skandalin e Panama Papers është shndërruar në një tornado që rrezikon seriozisht të ardhmen e kryeministrit britanik David Kamerun.
Gazetat e kanë vënë nën akuzë, duke i kërkuar të sqarojë nëse edhe ai dhe familja e tij përfitojnë apo kanë përfituar nga llogaritë offshore të studios Mossack Fonseca në Karaibe. Gjatë një takimi në Birmingam, i rrethuar nga gazetarët, Kamerun nuk mund të mos përgjigjej.

Sa është pasuria e Putin? Një pyetje që rikthehet nga zbulimi i “Letrave Panameze”

Postuar në 07 Prill, 2016 17:25

“Letrat Panameze” nxorën në dritë pasuri të mëdha të Vladimir Putinit, apo më saktë të rrethit të tij, duke e kthyer presidentin rus në qendrën e vëmendjes për skandalin e saposhpërthyer. 2 miliardë dollarë të qarkulluara prej grupit të tij në kopmani offshore, çuan gazetën britanike “The Guardian” të realizonte një video shpjeguese për ciklin e qarkullimit të parave, pikërisht duke kmarrë si personazh Putin.

Skandali me kompanitë offshore, Berisha sqaron pozicionin e tij

Postuar në 06 Prill, 2016 20:51

Pas shpërthimit të skandalit "Letrat Panameze" në disa media u përfol emri i biznesmenit Ismail Mulleti dhe koncesionit të markimit të karburantit si të përfshirë në të. Koncesioni është firmosur në fund të qeverisjes së PD-së dhe këtu implikohet një përgjegjësi e ish-kryeministrit Sali Berisha që në një intervistë për Top-Channel ka dhënë këtë sqarim:

TCH: Keni patur dijeni se zoti Mulleti është pas Global Fluid International që ka marrë koncesionin e markimit të karburanteve gjatë qeverisjes tuaj, në mars të 2013?

“Letrat Panameze” , një kronologji dhe pikëpyetja: Pse nuk figuron asnjë amerikan?

Postuar në 05 Prill, 2016 14:49

“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende,  të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar.

Rrjedhja më e madhe e dokumentacionit/140 politikanë fshehin pasuritë përmes një kompanie panameze. Në krye Vladimir Putin

Postuar në 04 Prill, 2016 00:21

Disa media po raportojnë një rrjedhje dokumentesh bankare që implikojnë emrat e shumë personaliteteve të njohura ndërkombëtare të përfshira në fshehje pasurie. “Letrat Panameze”, siç po thirret rrjedhja më e fundit, përfshijnë emra si Vladimir Putin, që sipas britanikes “The Guardian” nuk figuron me emër, por logjika të çon tek ai. Janë 2 miliardë dollarë që janë qarkulluar nga miq të tij, të cilët nuk mund t’i kryenin marrëveshjet që kanë prodhuar këtë lloj shifre pa mbrojtjen e tij.

Subscribe to RSS - offshore