Sa është pasuria e Putin? Një pyetje që rikthehet nga zbulimi i “Letrave Panameze”

Postuar në 07 Prill, 2016 17:25

“Letrat Panameze” nxorën në dritë pasuri të mëdha të Vladimir Putinit, apo më saktë të rrethit të tij, duke e kthyer presidentin rus në qendrën e vëmendjes për skandalin e saposhpërthyer. 2 miliardë dollarë të qarkulluara prej grupit të tij në kopmani offshore, çuan gazetën britanike “The Guardian” të realizonte një video shpjeguese për ciklin e qarkullimit të parave, pikërisht duke kmarrë si personazh Putin.

Mirëpo kjo çështje ka rihapur një tjetër: sa është pasuria e Presidentit rus? “Investopedia” shkruan se shumë informacione të mbledhura ndër vite çojnë te shifra 200 miliardë dollarë, që është karta e njeriut më të pasur në botë. P.sh Bill Gates i Microsoft ka 77 miliardë dollarë, që është gati 3 herë më pak se spekullimi pëe Putin. Si e përllogarit “Investopedia” këtë shifër? Duke marrë për bazë deklarimet e disa që i quan ekspertë:

Analisti politik Stanislav Belkovsky ka deklaruar se Putin ka diku te 70 miliardë dollarë përmes kompanive të gazit dhe të naftës, konkretisht: 4.5% aksione te Gazprom dhe 37% te furnizuesi i naftës Surgutneftegas, gjithnjë duke e fshehur emrin e vërtetë.  Luksi është një tregues tjetër: jahti “Olympia” thuhet se kushton 35 milionë dollarë, pallati në Detin e Zi kushton 1 miliardë dollarë, ndërsa koleksioni i orave, që përfshin edhe një Turbograph realizuar nga A Lange & Sohne vlen 500 mijë dollarë.

Lista vazhdon e gjatë bashkë me faktin se “Letrat Panameze” konfirmojnë pasurinë e madhe të Putin, ndonëse shifra 200 miliardë është e jashtëzakonshme. Një pasuri që gjithsesi, për nga mënyra si është bërë, duhet goditur, edhe pse kjo është çështje rusëve fillimisht.   

 

http://www.investopedia.com/articles/investing/040716/vladimir-putin-ric...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.