Ndershmëria e Kamerun

Postuar në 08 Prill, 2016 10:25

Përfshirja e babait të vdekur të David Cameronit në skandalin e Panama Papers është shndërruar në një tornado që rrezikon seriozisht të ardhmen e kryeministrit britanik David Kamerun.
Gazetat e kanë vënë nën akuzë, duke i kërkuar të sqarojë nëse edhe ai dhe familja e tij përfitojnë apo kanë përfituar nga llogaritë offshore të studios Mossack Fonseca në Karaibe. Gjatë një takimi në Birmingam, i rrethuar nga gazetarët, Kamerun nuk mund të mos përgjigjej.
“Nuk zotëroj aksione, fonde apo tituj”, ka thënë, “jetoj me rrogën si kryeministër, jam pronar i shtëpisë ku banoja përpara se të transferohesha në Doëning Street, nuk kam tjetër”.
Megjithatë në vijim, një zëdhënës ka shtuar se zonja e parë Samantha Cameron ka disa aksione të trashëguara nga babai. The Guardian, duke analizuar këto fjalë, ka vënë në dukje se Cameroni nuk ka saktësuar nëse ka investuar para në llogaritë offshore në të kaluarën

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.