Greqia përgatitet të mbajë 150 mijë emigrantë

Postuar në 03 Mars, 2016 09:22

Të paktën 70.000 refugjatë pritet të të qëndrojnë në Greqi vitet e ardhshme. Parashikimi, i shprehur nga ministri grek i emigracionit, Janis Muzalas, është argumentuar me situatën në kufirin me Maqedoninë, që Athina nuk mendon se do të ndryshojë.

“Kufijtë në Idomeni do të duhet t’i konsiderojmë të mbyllura dhe nuk kemi arsye të mendojmë të kundërtën. Rrjedhimisht, nga një vend tranziti, futemi në një fazë të ndërmjetme, ku refugjatët do të qëndrojnë në vend deri sa të aktivizohet fuqishëm programi i rivendosjes. Po përgatitetmi për pasojat e kësaj situate”, ka deklaruar Muzalas në takimin me kryesinë e Unionit të Bashkive dhe Komunave. Ai shtoi se pritet që 70.000 refugjatë të qëndrojnë në Greqi tre vitet e ardhshme.

Ndërsa ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, mendon se vendi mund të mbajë dyfishin e refugjatëve që parashikoi ministri i emigracionit raporton ABC Neës. “Flukset e refugjatëve janë të menaxhueshme; Greqia mund të mbajë deri në 150.000 refugjatë”, tha Kotzias gjatë një interviste televizive.

Komisioni Europian miratoi të mërkurën një plan emergjent me vlerë 700 milionë euro që do të përdoret tre vitet e ardhshme, më së shumti në Greqi, por edhe në vendet e tjera që preken direkt nga kriza e refugjatëve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.