Nisma për dhomat e tregëtisë kundërshtohet edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese

Postuar në 22 Shkurt, 2016 16:46

Projektiligji i qeverisë për Dhomat e Tregëtisë është kundërshtuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese edhe nga përfaqësues të shumicës. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka deklaruar se ndryshimet ligjore nuk sjellim përmirësime, por thjesht shtojnë një pagesë për anëtarësimin. “Propozimi i qeverisë synon të bëjë të detyrueshëm një pagesë e cila mendohet të prodhojë një pasojë për një organizim më të mirë të bizneseve. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të reformuar mënyrën se si bizneset organizohen në dhomat e tregëtisë. Ne si komision kemi vendosur që të rishikojmë riorganizimin e ligjit të dhomave të tregëtisë. Gjykojmë që është e domosdoshme që çështja të shihet më thellë se si ka ardhur nga propozimi i qeverisë. Ne duhet të gjejmë modelin më të mirë të mundshëm, nuk është se jemi kundër propozimit të qeverisë, por për një organizim më cilësor të ligjit”, tha Shalsi.
Projektligji është kundërshtuar nga disa aktorë të biznesit me dy argumente; së pari ai bën të detyrueshëm një pagesë për pjesëmarrje të detyruar në një mjedis, ku shumë pak do të dëgjohet zëri i biznesit të vogël dhe së dyti, bashkimi i dhomave mund të çojë në humbjen e forcës lobuese dhe të presionit pozitiv që biznesi duhet të në në raport me qeverinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.