Kritikat e Ramës për ministrat: Dilni në media dhe mbroni sukseset

Postuar në 28 Janar, 2016 10:00

Kur po mbushet afro 1 vit nga letra që kryeministri Rama u dërgoi ministrave për arrogancën që po shfaqnin në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe qytetarët kreu i qeverisë tani është i pakënaqur me mënyrën sesi ministrat prezantojnë punët e qeverisë në publik. Në mbledhjen e së martës në mbrëmje, ku kreu i qeverisë ka kërkuar që puna e çdo ministri të bëhet më e dukshme, që publiku të njihet më mirë me sukseset e ministrive, por në të njëjtën kohë t’u jepet përgjigje edhe akuzave që vijnë nga eksponentë të opozitës. Sipas gazetës "Panorama" kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave që të përfaqësojnë vetë në komisionet parlamentare projektligjet që hartohen nga ministritë që drejtojnë dhe të mos dërgojnë atje drejtorë drejtorish apo nëpunës të tjerë të ministrive. Gjashtë muaj më parë, kryeministri Edi Rama iu është drejtuar me një letër ministrave të kabinetit të tij, duke iu bërë të qartë që, në rast se nuk lënë mënjanë arrogancën duhet të lënë "anijen". "Jeni prekur nga arroganca me njëri-tjetrin dhe me njerëzit... ose mbyteni turkun brenda jush, ose përgatituni për të lënë anijen". Ishte ky një nga urdhrat që cilësohet më së shumti në e-mail-in e kryeministrit Rama. Në e-mail duket një dëshpërim i kryeministrit për "sëmundjen" që ka prekur kabinetin e tij: “Arroganca që lind nga pushteti është vënë re dhe nga ndërkombëtarët, që tallen me ta”-thuhej në letrën e kreut të qeverisë marsin e kaluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.