Bufi: Koalicioni PS-LSI nuk funksionon, vazhdojnë bashkë pa asnjë efekt

Postuar në 13 Nëntor, 2015 10:04

Ish-kryeministri socialist Ylli Bufi mendon se bashkimi PS-LSI është ezauruar në dy vjet qeverisje dhe se koalicioni po vazhdon për inerci pa asnjë efekt real në zhvillimin e vendit. Në një intervistë për Channel One ai lë të nënkuptohet se Edi Rama u nxitua për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Metën para zgjedhjeve.
"Problemi është që koalicioni nuk po funksionon mirë. Filloi me shumë bashkëpunim, por tani nuk po funksionon siç duhet. Koalicioni duhej bërë pas zgjedhjeve dhe të ndërtohej në bazë të programeve. Koalicioni i gjerë është më gjithëpërfshirës dhe një qeveri e tillë ka mundësi të bëjë reforma më të gjera me më shumë ndikim. Koalicioni mund edhe të vazhdojë, por nuk do të ketë asnjë efekt"-theksoi Bufi.
Ai sheh si problemin kryesor të qeverisë Rama-Meta militantizmin e administratës që sipas tij nuk është e aftë të kryejë reforma.
"Alfa e shtetit është administrata. Nga një mandat në tjetrin administrata është mbushur me militantë. Sot kemi një administratë të paaftë dhe nuk është në gjendje të kryejë ndërhyrje kundër informalitetit. Sfida më e madhe është rregullimi i administratës e jo të kemi një administratë me militantë, të cilët ndihen të pasigurt për vendin e punës e të mos jenë në gjendje të kryejnë detyrat"-nënvizon Bufi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

PS - LSI jane si dy te martuar ne krevat, por qe flene me kurriz nga njeri - tjetri...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.