“Nuk kam thënë se më kanë përdhunuar”. Vërtet?(audio)

Postuar në 31 Tetor, 2015 15:14

E ka fajina gazetari/ja. Këtë thonë politikanët sa herë nuk dinë nga të rrotullohen, por këtë thonë edhe përfaqësues të kulturës e të artit. Të asaj kulture e të atij arti që i ka zënë derën këtij vendi e që kërkon dafina. Alida Hisku u shfaq në një intervistë për “shqiptarja.com” ku deklaronte se e kishin përdhunuar ish-oficerë të Sigurimit. Deklaratë e fortë, lajm i vërtetë, pse i rrallë kur dikush rrëfen përvojën e përdhunimit. Kështu që kushdo qoftë gazetari/ja vështirë se do nagtërrohej duke shpikur me nënkuptimse Alida Hiskun e kanë përdhunuar. Mirëpo dolën të tjerë artistë nga mbrapa e thanë të kundërtën. Madje Sherif Merdani deklaroi se Hisku nuk është përdhunuar edhe se nuk ishte ndonjë gjë nga paraqitja. Doli Hisku prapë te “Pasdite” në Top-Channel e deklaron se “jo”, nuk më kanë përdhunuar. Ka gabuar gazetarja. Për këtë arsye “shqiptarja.com” ka publikuar të plotë audion e intervistës. Këta kanë qenë ata që i quanin artistë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.