hisku

Përdhunimi dhe Sigurimi

Postuar në 06 Nëntor, 2015 14:37

Trazira që shkaktoi intervista e Alida Hiskut mbi përdhunimet në masë të grave të dënuara nuk është ulur ende. Pati përkrahje dhe kundërshtime për mundësinë e përdhunimit të grave të burgosura nga hetuesit dhe sigurimsat.

“Nuk kam thënë se më kanë përdhunuar”. Vërtet?(audio)

Postuar në 31 Tetor, 2015 15:14

E ka fajina gazetari/ja. Këtë thonë politikanët sa herë nuk dinë nga të rrotullohen, por këtë thonë edhe përfaqësues të kulturës e të artit. Të asaj kulture e të atij arti që i ka zënë derën këtij vendi e që kërkon dafina. Alida Hisku u shfaq në një intervistë për “shqiptarja.com” ku deklaronte se e kishin përdhunuar ish-oficerë të Sigurimit. Deklaratë e fortë, lajm i vërtetë, pse i rrallë kur dikush rrëfen përvojën e përdhunimit. Kështu që kushdo qoftë gazetari/ja vështirë se do nagtërrohej duke shpikur me nënkuptimse Alida Hiskun e kanë përdhunuar.

Shërbimi sekret dinte gjithçka, Agim Krajka: Parashqevi Simaku flirtonte me një sigurims

Postuar në 30 Tetor, 2015 20:27

Kompozitori i njohur Agim Krajka i është bashkuar zërave që flasin për debatin se artistët kanë pasur marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit. Ndërsa ky debat është zgjeruar dhe me deklaratat e këngëtares Alida Hisku se sigurimsat përdhunonin gratë e burgosura, gazeta “Shqiptarja.com” ka intervistuar kompozitorin e parë të Hiskut, Agim Krajkën. Kjo intervistë hedh një dritë në çështjen e marrëdhënieve të Sigurimit të Shtetit me artistët. Në këndvështrimin e Agim Krajkës “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit.

Pretendimet e Alida Hiskut për përdhunime nga Sigurimi/Sherif Merdani: “Brroçkulla për të shitur librin që ka shkruar. Ajo s’është as e bukur”

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:42

Me sa duket Gjergj Leka hapi një rrugë sesi disa këngëtarë të mund të vijnë sërish në vëmendje. Ndonëse deklaratat e tij u pasuan nga reagime të shumta, ato lanë një fill që u ndoq deri diku nga këngëtarja e dikurshme Alida Hisku. Sipas kësaj të fundit, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit kanë kryer përdhunime në qeli ndaj këngëtareve të dënuara. Hisku madje thoshte se ajo vetë kishte qenë një ndër viktimat.

Subscribe to RSS - hisku