Saimir Tahiri rrëfen për Audin: Makinën e kushërinjve e kam përdorur për të shkuar me pushime, po jo për drogë

Postuar në 25 Shtator, 2015 08:39

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin “Top Story” e nisi fjalën e tij duke u ndalur tek operacionet kundër mbjelljes së hashashit. Sipas Tahirit, presioni i policisë ka detyruar zhvendosjen e mbjelljes së bimës narkotike në zonat më të thella të vendit. Ai tha se lufta ndaj fenomenit mbetet ende një sfidë për Policinë e Shtetit. Gjatë emisionit “Top Story” është folur më në gjerësi në lidhje me akuzat e tjera të rënda të ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, ndër të tjera edhe përfshirja e drejtpërdrejtë e tij në aktivitete kriminale si trafiku i drogës. I pyetur në lidhje me makinën Audi A8, me targa AA 003 GB dhe pronësinë e saj, që sipas dëshmisë së dhënë nga ish-funksionari i lartë i policisë në Fier është përdorur nga persona të dyshimtë si trafikantë droge në Vlorë, të cilët janë edhe kushërinj me ministrin, Saimir Tahiri ka theksuar se me deklaratat e tij qesharake, duke qenë edhe njeri shumë i afërt i pushtetit të larguar, e që prej qeverisë demokrate ka përfituar përpara se ajo të largohej nga detyra edhe një tokë në Orikum, ndërkohë që është nga Tropoja apo nga Shkodra, ai synon që të marrë azil në vendet e Bashkimit Europian. Për të shpjeguar të vërtetën e makinës me targa AA 003 GB, Tahirit i është dashur sërish të rikthehet në kohën kur pushtetin e kishin demokratët. “Makina është në emrin tim për një fakt të thjeshtë, që është edhe dëshmi e pushtetit që kemi lënë pas. Në opozitë, unë kam denoncuar fëmijët e kryeministrit si të korruptuar dhe jam dënuar me 4 milionë lekë gjobë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe me 2 milionë lekë gjobë në Apel nga ai gjykatësi i famshëm Gjin Gjoni. Në atë kohë do të duhej të më merrnin të gjithë rrogën time vjetore, që të paguaja gjobat e vendosura prej tyre. Edhe për kë? Për dy fëmijët e Sali Berishës, të cilët janë bërë të famshëm për këdo, të gjithë i njohin si Xeni dhe Gita, dhe që nuk kanë shkuar asnjëherë në jetën e tyre në Prokurori. Më bllokuan llogaritë bankare, hipotekën e shtëpisë dhe mundësinë e ndërrimit të targave të makinës. Edhe pasi u bëra ministër më duhej të paguaja gjobat pas vendimit të gjykatës dhe për këtë aplikova për të marrë një kredi, që të shlyeja koston time të të bërit opozitë. Deri në miratimin e kredisë, unë shita makinën dhe është barrë ligjore e blerësit që të ndërrojë pronësinë. Ata nuk kanë mundur, sepse makinës nuk i ndërrohet pronësia për këtë shkak, ndaj dhe makina figuron ende në emrin tim. Gjatë kësaj kohe ajo është përdorur edhe dy herë të tjera prej meje. Edhe këtu dua të theksoj dëshminë e të qeverisurit tonë dhe qeverisjes së atyre. Nëse do të veproja si ministrat e qeverisë së mëparshme, do të merrja makinat e qeverisë dhe do të lëvizja nga të doja, por zgjodha të huazoja sërish këtë makinë për të shkuar me pushime me familjen time. E mora ndaj kushërinjve të mi të largët dhe mendoni se kam bërë trafik droge me familjen time mbi makinë?”, ishte i gjithë shpjegimi i Tahirit në lidhje me pronësinë e makinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.