Ekonomi
Banka Qendrore Ruse njofton daljen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave "Visa" dhe "Mastercard"
Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se do të vendosë një afat përfundimi për kartat bankare Visa dhe Mastercard.
Po konsiderojmë kohën gjatë të cilës shërbimi i kartave të sistemit ndërkombëtar të pagesave do të ndalet. Do të jetë e arsyeshme dhe e mjaftueshme që bankat t’i zëvendësojnë ato gradualisht me kartat Mir nëse klientët dëshirojnë
citon agjencia “Tass” bankën.
Pix, sistemi inovativ brazilian i pagesës që po teston sistemet amerikane
Një sistem i ri pagese në Brazil, i quajtur Pix, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe ndonjë analisti të njohur si Paul Krugman. Në qershor të vitit 2025, sistemi kishte të regjistruar 159.9 milionë përdorues në Brazil. Pix i ngjan një sistemi tjetër në SHBA, Zelle, por në dallim nga ky i fundit, zotërohet dhe është krijuar nga Banka Qendrore e Brazilit dhe është në përdorim nga çdo kategori shoqërore dhe kompani në vend për thuajse të gjitha blerjet.
2019-2024, 10 mijë prona të shitura zyrtarisht në Shqipëri
Nga një shikim i shpejtë në mediat online, mund të vihet re se ndërtimi i kullave, apo zonave rezidenciale zë vend qendror. Aq e fortë është vëmendja mbi këtë sektor, saqë në një aspekt të krijohet përshtypja se ndërtimi dhe turizmi janë të vetmet fusha ku ekonomia e Shqipërisë punon. Pyetjes se kush blen dhe kush investon është përpjekur t’i japë një përgjigje së fundmi edhe kryeministri Edi Rama, që teksa paralajmëroi të mos aplikohet më parablerja dhe blerja me klering, vuri në dukje se ndërtimi në Shqipëri ka ardhur paralel me një përmirësim rrënjësor arkitektonik.
Ose me SHBA, ose me BE-në! Zgjedhja bie edhe mbi Irlandën, "shtetin e 51 të SHBA"
Në një opinion publikuar në “Politico”, Eoin Drea, kërkues në “Ëilfried Martens Centre for European Studies”, vë në dukje se Irlanda është një vend që po luan Kalin e Trojës së Donald Trump në Bashkimin Europian. Sipas tij, ndonëse vëmendjen kryesore e merr Hungaria, apo Gjermania me lëvizjet e djathta, në qendër të politikës amerikane për dominim global ka rol kryesor Irlanda.
Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore
Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi energjinë bërthamore në Serbi, studim i cili po realizohet nga firma franceze, “Egis”, që ka qenë e angazhuar më herët në rindërtimin e stacionit të trenit në Novi Sad, ku ndodhi aksidenti i famshëm me 15 viktima.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Energjisë, Dubravka Djedovic Handanovic, ndërkohë që mbi përzgjedhjen e kompanisë franceze ka patur reagime.
Siria nxjerr jashtë loje Rusinë, printon monedhën në Emiratet e Bashkuara dhe Gjermani
Siria planifikon të printojë një monedhë të sapokrijuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermani në vend të Rusisë, thanë tre burime, duke reflektuar përmirësimin e shpejtë të lidhjeve me shtetet arabe dhe perëndim
Biznesi kosovar pritet në takim zyrtar në Selanik
Kosova dhe Greqia kanë gjetur gjuhë të përbashkët komunikimi për sa i përket bashkëpunimit ekonomik. Në Selanik është pritur një delegacion nga biznesi Kosovar, i drejtuar nga Kreu i Dhomës së Tregtisë, Lulzim Rafuna.
Sipas këtij të fundit, eksportet greke zënë 5% të totalit të importeve të Kosovës dhe ka nënvizuar se Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë përfaqësojnë potencial të madh për biznesin grek, sidomos në infrastrukturë dhe zhvillimin e turizmit.
BE-ja mbetet e ftohtë për një Marrëveshje të Tregtisë Ndëratlantike. Lufta vetëm për tarifat në industri
Qeveria franceze nuk është e gatshme që në këtë moment të marrëdhënieve me SHBA të negociojë një Marrëveshje të re Tregtare Transatlantike. “Politico” citon një zyrtar të Presidencës së Emmanuel Macron, ndërkohë që të premten e shkuar, ministri i Financave, Eric Lombard, hodhi idenë e një “marrëveshjeje origjinale të tregtisë së lirë si një synim afatgjatë”.
Franca shkurton 1/3 e agjencive qeveritare
Qeveria franceze ka njoftuar se do të shkurtojë apo riorganizojë një të tretën e agjencive të veta brenda këtij viti në përpjekje për të ulur shpenzimet.
Qiratë ditore kanë anormalizuar tregun e pasurive të paluajtshme në Greqi
Një vëzhgim i realizuar nga Alpha Bank në Greqi mbi çmimet e pronave dhe qirave mbi to evidenton një lëvizje disproporocionale të tyre krahasuar me të ardhurat.
54% e të anketuarve e konsiderojnë blerjen e një shtëpie të pamundshme, 39% të vështirë, kurse 68% besojnë se qiratë nuk janë të përballueshme krahasur me rrogat.
52% e të pyeturve thonë se paguajnë më shumë se 30% të të ardhurave për qira, 54% deklarojnë se qiratë janë rritur në dy vitet e fundit.