kosova

Ushtroni sovrantitetin tuaj për të lëshuar territorin shtetëror!

Postuar në 08 Shkurt, 2019 15:51

Dy ambasadorë të SHBA, Kyle Scott i akredituar në Beograd dhe Philip S. Kosnett i akredituar në Prishtinë, kanë publikuar një opinion, apo një qëndrim të përbashkët të vendit të tyre për nevojën e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Pavarësisht toneve këshilluese dhe sugjerimeve miqësore, qëndrimi është në fakt një kërkesë direkte për Prishtinën që të heqë tarfiën në mënyrë që t’i hapet rruga marrëveshjes.

Albin Kurti, 16 shkurti, kufijtë dhe politika e jashtme e sms-ve

Postuar në 05 Shkurt, 2019 17:09

Vizita e Albin Kurtit në Tiranë ka prishur ca nerva. Nerva të atyre që kujtojnë se kanë disa monopole: të patriotizmit, të politikës së jashtme, të bashkimit kombëtar. Më keq, kjo kategori mendon se ka për detyrë historike të na ruajë të gjithëve nga ndonjë budallallëk, të cilin vetëm ajo e pikas. Ndaj edhe përkundrejt z. Kurti ka patur thirrje: Albin, jo me Berishën. Jo me Bashën.

Në fakt në takimin e sotshëm mes Kurtit dhe Lulëzim Bashës, të paktën sipas njoftimit zyrtar të Partisë Demokratike, bëhet e ditur se:

Kush është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo Baton Haxhiu?

Postuar në 05 Shkurt, 2019 01:21

Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar edhe Baton Haxhiu. Nisur nga mënyra sesi zoti Haxhiu është sjellë në studio, toni i përdorur, por edhe kredencialet që mori për të treguar kufij dhe harta, mënyrë ndarjeje të tyre, është e vështirë, në mos e pamundur ta cilësosh zotin Haxhiu vetëm si gazetar.

Mitrovica i mbetet Kosovës?

Po po, Mitrovica mbetet në Kosovë.

Hashim Thaçi harron në Prishtinë, Baton Haxhiun, "truprojën analitike" të ndarjes së Kosovës

Postuar në 31 Janar, 2019 21:15

Sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi vjen në Tiranë për të sqaruar para opinionit të Shqipërisë çështjen e shumëdebatueshme të marrëveshjes me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.

Kaq budalla është me të vërtetë Hashim Thaçi?!

Postuar në 31 Janar, 2019 16:56

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me lexuesit e rrjeteve sociale lajmin e telefonatës mes tij dhe John Bolton, këshilltarit për Sigurinë të Presidentit amerikan, Donald Trump.

shkruan Rama që në fakt tashmë vepron me duar të zgjidhura për të kryer operacionin e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Fundi i politikës moralizuese të SHBA-së

Postuar në 30 Janar, 2019 23:19

Ramush Haradinaj duket se ka kapërcyer krizën eventuale qeverisëse teksa pas një takimi me partnerët e vet në koalicion, Fatmir Limaj të Nismës, Kadri Veselin e PDK-së dhe Behgjet Pacollit të Aleancës Kosova e Re, qeveria e tij ka shpërndarë një njoftim në të cilin theksohet zotimi për të mbajtur qëndrime të unifikuara.

Pranon publikisht se është pro idesë së ndarjes së Kosovës

Postuar në 28 Janar, 2019 21:31

Qeveria shqiptare e Edi Ramës deklarohet zyrtarisht pro opsioneve për një ndarje, shkëmbim territori, apo korrigjim të kufirit të Kosovës. Në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, Edi Rama, është fshehur pas këtij qëndrimi:

Largimi i Mitchell, politika amerikane në Ballkan e paqartë. E nevojshme shtyrja e çdo marrëveshjeje me Serbinë

Postuar në 28 Janar, 2019 13:09

Largimi i Wes Mitchell nga detyra e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, po analizohet si shenjë e një krize në komunitetin euroatlantik. Në një opinion në gazetën greke “Kathimerini”, me autor kreun e Këshillit Amerikano-helenik për lidership, Endy Zemenides, thuhet se ndër arsyet e largimit përfshihet edhe NATO.

Politika e Haradinajt ekspozon mashtrimet e Thaçit për forcën e Serbisë

Postuar në 25 Janar, 2019 20:42

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duket se ka mbetur vetëm në përballjen e tij me kërkesën absurde që i është vënë në tavolinë qeverisë së tij për heqjen në mënyrë të pakushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Bëhuni gati për fjalën e radhës, bashkim

Postuar në 18 Janar, 2019 11:41

Teksti i këngës për bashkim tingëllon më së qarti serbisht.

1.

Pages

Subscribe to RSS - kosova