bota

Ish-kryeministri i Bullgarisë arrestohet për korrupsion

Postuar në 17 Mars, 2022 22:04

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, 62 vjeç, u arrestua së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij me dyshimet për korrupsion. Borisov u vu në pranga në përfundim të hetimeve të prokurorisë së BE lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE.

"Një operacion i madh po zhvillohet në lidhje me 120 raste të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Bullgari... Bojko Borisov është arrestuar", njoftoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Kremlini: Përpjekja e pas '91-shit për të krijuar lidhje me Perëndimin ka marrë fund

Postuar në 17 Mars, 2022 18:13

Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të enjten se Moska ka fuqinë për t’i treguar asaj vendin dhe akuzoi Perëndimin për nxitjen e një komploti të egër rusofobik për të copëtuar Rusinë.

"Nuk do të funksionojë - Rusia ka fuqinë t’u tregojë vendin armiqve", tha Dmitry Medvedev, ish-president i vendit në periudhën 2008-2012, aktualisht zv.sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Rusofobia, censurohet edhe Yuri Gagarin

Postuar në 17 Mars, 2022 10:44

Space Foundation, një OFJ, iu bashkua asaj që ka filluar të njihet si rusofobia, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Space Foundation hoqi emrin e Juri Gagarin, astronautit të parë që doli në hapësirë, nga emërtimi i një eventi për mbledhje fondesh.

Stoltenberg: Duhet ta përshtatim NATO-n me botën e re

Postuar në 17 Mars, 2022 09:44

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se situata e krijuar javët e fundit në Ukrainë e ka vënë sigurinë europiane përballë një realiteti të ri. Ai thekson domosdoshmërinë për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare, në një kohë kur 90% e popullsisë së mbrojtur nga NATO jeton në BE.

Qeveria franceze i premton autonomi Korsikës

Postuar në 16 Mars, 2022 23:33

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron po përballet me një problem të ri në vend: trazirat në Korsikë. Në ishullin mesdhetar kanë nisur protestat e dhunshme, që e detyruan qeverinë e Macron të shprehet e hapur për të diskutuar "autonominë" për Korsikën.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, e përdori termin autonomi ndërsa u nis për një vizitë dy-ditore në Korsikë, dy javë pasi një sulm i dhunshëm ndaj një nacionalisti të burgosur korsikan shkaktoi një valë trazirash në île de Beauté.

Negociatat, Ukraina kërkon modelin e Austrisë

Postuar në 16 Mars, 2022 11:56

Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë paralel me konfliktin ushtarak. Deri tani, nuk ka rezultate përveç atyre për korridoret humanitare, falë të cilave mijëra ukrainas i largohen zonave të luftimit.

Sipas ndihmësit të presidentit rus, Ukraina ka një propozim konkret për statusin e saj. Vladimir Medinsky thotë se Kievi është gati të pranojë një version neutraliteti të ngjashëm me atë të Austrisë apo Suedisë.

Në thelb, ky është model i një shteti të çmilitarizuar me ushtrinë e vet.

Blinken: Kjo luftë mbaron me Ukrainën e pavarur dhe pa Putinin

Postuar në 16 Mars, 2022 10:47

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, parashikon se pushtimi rus i Ukrainës do të përfundojë me pavarësinë e saj dhe pa Vladimir Putin. Në CNN, Blinken u shpreh se SHBA po punon për të minimizuar numrin e viktimave.

Disidenti Dolin: Ëndrra perandorake do ta çojë Putinin drejt fundit

Postuar në 15 Mars, 2022 13:59

Vladimir Putin është “i fiksuar” me mitin e Bashkimit Sovjetik dhe për këtë arsye po përpiqet të “krijojë një perandori të re”. Por lufta që ai nisi "do të shkatërrojë qeverinë dhe sistemin" që ekziston sot në Rusi.

Kina: SHBA po përhap lajme të rreme për rolin tonë në konfliktin Rusi-Ukrainë

Postuar në 15 Mars, 2022 10:38

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi dje se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake.

“SHBA krijon dhe shpërndan informacione të rreme herë pas here, të cilat nuk janë as profesionale dhe as etike, për të mos përmendur përgjegjësinë”.

Rusia ndalon eksportin e grurit në ish-republikat sovjetike

Postuar në 15 Mars, 2022 10:24

Rusia ka ndaluar përkohësisht eksportet e grurit në vendet ish-sovjetike dhe shumicën e eksporteve të sheqerit. Megjithatë, një zyrtar i lartë rus, të cilit i referohet Reuters, tha se do të vazhdojë të ofrojë licenca të veçanta eksporti për tregtarët brenda kuotës së saj aktuale.

Rusia është eksportuesja më e madh në botë e grurit, te e cila listën e blerësve e kryesojnë Egjipti dhe Turqia. Me prodhimin e grurit, Rusia konkurron kryesisht me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën.

Pages

Subscribe to RSS - bota