bota
Pabarazitë e vaksinës/ Si u nda në dy pjesë Bashkimi Europian
Që në krye të herës, Bashkimi Europian premtoi shpërndarjen e barabartë të vaksinës, megjithatë nga një analizë e kryer së fundmi del se ajo nuk ka qenë e tillë. Studimi i kryer me të dhënat mbi shpërndarjen, rishitjen dhe dhurimet e vaksinave të ndryshme gjatë këtij viti të parë të fushatës së vaksinimit tregon se midis planeve të Komisionit dhe vënies së tij në zbatim nga shtetet anëtare ka një dendek.
Një trajtim i ri shëron nga SIDA pacienten e parë femër
Një grua nga Nju-Jorku u bë njeriu i tretë në botë që është shëruar nga HIV, raporton The New York Times.
Nga komunieti shkencor, rasti po shihet si një zbulim, për shkak të metodës së re të përdorur dhe faktit se pacientja ishte demografikisht e ndryshme nga pacientët e mëparshëm që i ishte nënshtruar një trajtimi të ngjashëm për të kuruar virusin.
Parlamenti grek shqyrton marrëveshjen për blerjen e armëve nga Franca
Në Greqi, qeveria ka çuar për miratim në Parlament marrëveshjen me vlerë 3 miliardë euro për tre fregata të reja të prodhimit francez, që janë cilësuar jetike për të trajtuar tensionet e vazhdueshme me Turqinë fqinje. Parlamenti po shqyrton nëse mund të shtohen gjashtë avionë të rinj luftarakë Rafale në një porosi ekzistuese prej 18 avionësh - gjashtë prej tyre të sapondërtuar dhe 12 që ishin më parë në shërbim në forcat ajrore franceze.
SHBA, sanksione Kinës për "armët e kontrollit të trurit"
Në fund të vitit 2021, qeveria amerikane sanksionoi disa entitete kineze për përfshirjen e tyre në një projekt të bioteknologjisë, që përfshin “një armë të supozuar të kontrollit të trurit". Në Kinë, Partia Komuniste ka ndjekur me këmbëngulje supremacinë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake, shpesh përmes mjeteve të paligjshme ose të dyshimta.
Lumenjtë janë plot me mbetje farmaceutike
Nga Amazona te Tamizi, nga Misisipi në Mekong: lumenjtë e të gjitha kontinenteve tani janë të ndotur nga droga dhe janë rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve. Në ujërat e tyre janë zbuluar dhjetëra substanca: në masën më të madhe karbamazepina, e përdorur për epilepsinë dhe metformina, e përdorur kundër diabetit.
SHBA në thatësirën më të madhe të 12 shekujve të fundit
Dy dekadat e fundit kanë qenë më të thatat në rajonin e Amerikës jugperëndimore. Kjo thatësirë, më e rënda e 1200 viteve të fundit, shpjegohet kryesisht me ndryshimin e klimës.
Thatësira filloi në vitin 2000 dhe që atëherë ka reduktuar furnizimin me ujë, ka shkatërruar fermerët dhe blegtorët dhe ka nxitur zjarret në të gjithë rajonin.
441 ditë me Covid!
Përvoja e një pacienti turk me Covid-19 është ndër më të rrallat. Kur u infektua, Muzaffer Kayasan mendoi se ishte i destinuar të vdiste, pasi ndërkohë vuante nga leukemia.
Katërmbëdhjetë muaj dhe 78 teste pozitive më vonë, ai është ende gjallë – dhe ende po lufton me infeksionin.
Kayasan, 56 vjeç, ka infeksionin më të gjatë të regjistruar në Turqi, ndoshta për shkak të sistemit imunitar të dobësuar nga kanceri.
Gerhard Schröder, një hije e errët mbi politikën e jashtme të Berlinit
Në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, qasja e Gjermanisë po shihet me dyshim nga disa. Dhe ish-kancelari Gerhard Schröder është një nga arsyet kryesore për këtë. Ai po shkon në drejtim të kundërt me qasjen që ka partia e tij. Sipas Der Spiegel, e cila analizon këtë përplasje, shumica e gjermanëve kanë të njëjtin qëndrim si Schröder: paqja me Rusinë është e vetmja gjë që ka rëndësi.
“Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit”
Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.
“Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.
CDC: Nuk mjafton vetëm një dozë përforcuese
Edhe doza përforcuese e vaksinës anti-Covid duket se nuk garanton mbrojtje afatgjatë kundër virusit. Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) doli në përfundimin se vaksinat përforcuese Pfizer-BioNTech dhe Moderna e humbasin efektivitetin në mënyrë të konsiderueshme pas rreth katër muajsh. Megjithatë, ato kanë rezultuar efektive në masë të konsiderueshme në shmangien e hospitalizimeve.
