Lavrov: SHBA kërkon ta dominojë Europën si dikur Napoleoni dhe Hitleri

Dëshirë e Amerikës për të dominuar Europën, si dikur Napoleoni apo Hitleri. Kështu e quajti ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, qasjen e SHBA-ve në raport me kontinentin e vjetër dhe me Rusinë. Në një konferencë shtypi me gazetarë të huaj, Lavrov fajësoi Perëndimin për luftën në Ukrainë, duke shtuar se SHBA dëshiron të dominojë Evropën, si Napoleoni dhe Hitleri.
Ndërkohë, forcat ruse kanë pushtuar qytetin ukrainas Kherson mbrëmjen e së mërkurës. OKB bën të ditur se që nga nisja e agresionit, 1 milion ukrainas kanë lënë vendin. Ky është 4eksodi më i shpejtë i refugjatëve për këtë shekull.
Add new comment