bota
Në luftë, viktima e parë është e vërteta
Letër Bidenit: Një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë do të provokonte Luftën III Botërore
Një grup prej 78 profesorësh nga shumë universitete amerikane dhe përfaqëues të organizatave të ndryshme i kanë dërguar një letër të hapur presidentit amerikan, të cilit i kërkojnë të mos përkrahë thirrjet për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi të gjithë Ukrainën apo qoftë edhe mbi një pjesë të saj.
Rusia: Ukraina dhe SHBA po bëjnë plane që të na akuzojnë për përdorimin e armëve kimike
Rusia pretendon se "grupe radikale ukrainase", të kontrolluara nga shërbimet speciale të Shteteve të Bashkuara, kanë përgatitur disa akte provokimi me "lëndë kimike toksike" në përpjekje për të fajësuar Moskën për përdorimin e dyshuar të "armëve kimike kundër popullatës civile".
Rusi-Ukrainë/ Në skenën e negociatave hyn Gerhard Schröder
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, është mediatori i radhësnë Moskë. Ai ka udhëtuar drejt kryeqyteti rus për të takuar presidentin Vladimir Putin në përpjekje për të ndërmjetësuar fundin e luftës në Ukrainë.
Siç bën të ditur Politico.eu, ata janë takuar të enjten në mbrëmje, por detaje mbi atë çfarë është arritur nuk ka ende.
Zelensky: Sulmi ndaj Ukrainës tregoi se traktatet ndërkombëtare janë letra pa vlerë
Agresioni ushtarak i Rusisë tregoi se marrëveshjet mund të rezultojnë pa vlerë edhe nëse mbajnë firmën e superfuqive. Në një intervistë për gjermanen Die Zeit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, duke iu referuar Memorandumit të Budapestit, thotë se ndëshkimi i Rusisë nga Perëndimi është e vetmja mënyrë për të rikonfimruar legjitimitetin e traktateve ndërkombëtare. Lidhur me kërcënimin bërthamor, Zelensky thotë se Putin po luan blofin, pasi do të ishte vetëvrasje.
Fondet e fushatës, Le Pen gjen shpëtim te Orbani
Deklaratat e pasurisë së kandidatëve presidencialë francize, të publikuara të mërkurën, zbuluan se banka MKB i ka dhënë kandidates franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, 10.6 milionë euro kredi, me të cilën do të financohet fushata e saj presidenciale.
MKB është pjesërisht në pronësi të miliarderit Lőrinc Mészáros, miku dhe aleati i kryeministrit Viktor Orbán, raporton Euractive, duke iu referuar mediave hungareze.
Gjendet pas 107 vitesh anija e eksploratorit britanik, Ernest Shackleton
Një anije e mbytur një shekull më parë në brigjet e Antarktidës është gjetur pak ditë më parë. Anija e eksploruesit anglo-irlandez, Ernest Shackelton, u zbulua në thellësitë e detit Vedel.
Në vitin 1915, anija “Endurance” u bllokua në akull, duke e detyruar Shackleton dhe ekuipazhin e tij ta braktisnin pa u mbytur ende.
Pas plot 107 vjetësh, anija prej druri është gjetur “praktikisht e paprekur", tha Mensun Bound, drejtor i eksplorimit në Fondacionin Detar të Trashëgimisë Falklands, i cili organizoi ekspeditën kërkimore.
Një profeci e 40 viteve më parë për Amerikën
Astronomi Carl Sagan ishte një transkriptues i shkëlqyer i shkencës, i njohur gjerësisht për serialin origjinal televiziv "Cosmos". Njëkohësisht një shkrimtar pjellor, në vitin 1995, ai shkroi librin "Bota e përhumbur nga demonët: Shkenca si qiri në errësirë" që prek një sërë temash.
Gjigantët amerikanë tërhiqen nga Rusia
Nëse shenja e parë e një shkrirjeje midis Lindjes dhe Perëndimit ishte hapja e një dyqani McDonald's në Budapest në gushtin e largët 1989, mbyllja e përkohshme e 850 dyqaneve që zinxhiri amerikan ka në Rusi, i njoftuar të martën, mund të jetë simboli kulturor dhe tregtar i botës që përplaset me Rusinë e Vladimir Putinit. Kompania i është dorëzuar presionit të opinionit publik dhe pas heshtjes së vazhdueshme për ngjarjet, ka vendosur të pezullojë përkohësisht aktivitetin e saj në vend.
Modeli i Austrisë si zgjidhje diplomatike për Ukrainën
Ndërsa lufta në Ukrainë vijon, përpjekjet për një zgjidhje diplomatike nuk ndalen. Në mënyrë të veçantë po diskutohet mbi një formulë që merr si model Austrinë.
