bota

Raporti për ndotjen në 2021: Asnjë qytet nuk përmbush kriteret e OBSH-së

Postuar në 23 Mars, 2022 10:15

Asnjë qytet nga 6 475 të tilla në të gjithë botë nuk përmbush standardet e cilësisë së ajrit. Pauza e pandemisë, e cila u reflektua me një “frymëmarrje” të qyteteve, sidomos atyre në zonat industrial, është pasuar nga një rritje e treguesve të ndotjes përgjatë vitit 2021.

Të dhënat e grumbulluara nga firma zvicerane, IQAir, një kompani e teknologjisë së ndotjes që monitoron cilësinë e ajrit bazuar në standardet e BSH-së, tregojnë tejkalim të normës.

Ambasadori britanik në Greqi: Mund të na duhet të shkojmë përtej sanksioneve me Putinin

Postuar në 22 Mars, 2022 16:57

 

Ambasadori i ri britanik në Athinë, Matthew Lodge, e cilëson ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë një "sipërmarrje e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin". Në një intervistë për greken “Kathimerini”, Lodge thotë se sanksionet që Perëndimi ka vendosur deri tani mund të mos jenë të mjaftueshme, ndërsa parashikon fundin e luftës në Ukrainë me dështimin e Putinit.  

Zelensky: Gati të heqim dorë nga NATO, në këmbim të tërheqjes së Rusisë

Postuar në 22 Mars, 2022 10:26

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje përsëri për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai është gati për një kompromis për t'i dhënë fund luftës gati njëmujore që ka shkaktuar një krizë të paprecedentë refugjatësh dhe ka shkatërruar qytetet e mëdha të Ukrainës.

Zelenskyy tha të hënën se statusi i territoreve të kontestuara në lindje të vendit mund të jetë temë për debat dhe se Kievi ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ambiciet e tij për NATO-n në këmbim të tërheqjes së forcave ruse.

Sanksionet/ Kur vjen puna te nafta, Europa mendohet dy herë

Postuar në 21 Mars, 2022 19:59

BE është e lëkundur në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë në fushën e energjisë. Ndërkohë që konflikti në Ukrainë përshkallëzohet, një pjesë e vendeve kërkojnë shtimin e sanksioneve. BE dhe aleatët kanë vendosur tashmë një mori masash kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të bankës së saj qendrore.

Ministri i Jashtëm i Francës: Na pret një krizë botërore ushqimi  

Postuar në 21 Mars, 2022 16:10

Situata e krijuar në Ukrainë mund të çojë në një krizë globale të ushqimit. Paralajmërimi vjen nga ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, i cili thotë se BE duhet ta marrë parasysh një skenar të tillë.

Mediat amerikane: Putin po arreston gjeneralët për dështimin në Kiev

Postuar në 21 Mars, 2022 10:43

Mediat amerikane raportojnë se në Rusi kanë nisur arrestimet e zyrtarëve të lartë për atë që Kremlini po e sheh si dështim në nismën për të vënë nën kontroll Kievin. The Wall Street Journal raporton se një komandant i lartë i agjencisë së inteligjencës të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë është vënë në arrest shtëpie.

Orban: Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget

Postuar në 21 Mars, 2022 09:49

Megjithëse një nga kritikët më të mëdhenj të politikave të BE-së për emigracionin në kulmin e krizës së këtij të fundit, në vitin 2015, Viktor Orban e ka hapur derën e Hungarisë për ukrainasit që i ikin luftës në vendin e tyre. “Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget”, tha të shtunën kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Furnizimi me gaz, Gjermania “dorëzohet” te Katari

Postuar në 21 Mars, 2022 09:29

Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, Gjermania është në kërkim të alternativave të tjera të furnizimit me gaz. Një prej këtyre alternativave është Katari. Të dy vendet nënshkruan të dielën një marrëveshje partneriteti afatgjatë, raporton Al Jazeera.

Europa merr masat për rrezikun bërthamor

Postuar në 20 Mars, 2022 21:41

Europa bëhet gati për rrezikun potencial bërthamor. Bashkimi Evropian ka përshpejtuar planet për të "përmirësuar përgjigjen e vendeve ndaj një incidenti të mundshëm bërthamor", duke inkurajuar vendet anëtare që të rrisin rezervat e pilulave të jodit, kostumeve mbrojtëse dhe ilaçeve të tjera. Ndërkohë, paralelisht po punohet për plane që adresojnë pasojat e mundshme të sulmeve kimike dhe biologjike.

Një kunj BE-së: Lufta e ukrainasve, si Brexit-i ynë

Postuar në 20 Mars, 2022 12:08

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e krahason rezistencën e Ukrainës ndaj invazionit ushtarak rus me vendimin e Britanisë së Madhe për t'u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016. Johnson tha se të dy rastet tregojnë gatishmërinë e një populli për të luftuar për lirinë e tij.

"Unë e di se është instinkti i njerëzve të këtij vendi, si populli i Ukrainës, që të zgjedhin gjithmonë lirinë", tha Johnson në Konferencën e Partisë Konservatore të shtunën.

Pages

Subscribe to RSS - bota