bota
Nga aspirina, te herbicidet/ Një arsye miliarda dollarëshe për të shkarkuar CEO-n e Bayer
Blerja e Monstantos katër vjet më parë duket se do t’i kushtojë shtrenjtë CEO-së së gjigantit të farmaceutikës, Bayer. Reuters shkruan se ditët e Werner Baumann-it në krye të Bayer janë të numëruara. Nën mbikëqyrjen e tij, grupi me kapital 61 miliardë euro u ka dhënë aksionerëve fitime prej minus 25%.
Moska, optimiste për negociatat në Stamboll: Kufizohen veprimet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv
Moska dhe Kievi zhvilluan sot një tjetër raund bisedimesh në Stamboll. Në përfundim të takimit ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit rus, tha se bisedimet ishin konstruktive.
Afrimi Turqi-Izrael si opsion për të shpëtuar Europën nga varësia e gazit rus
Një tubacion gazi Turqi-Izrael po shihet si një nga alternativat e Evropës ndaj furnizimeve ruse të energjisë, por do të duhen manovra të ndërlikuara për të arritur një marrëveshje.
Ideja është hedhur fillimisht vite më pare dhe konsiston në ndërtimin e një tubacioni nënujor nga Turqia në fushën më të madhe të gazit natyror në det të Izraelit, Leviathan. Gazi do të lëvizë drejt Turqisë dhe më pas te fqinjët e Evropës jugore që kërkojnë të diversifikohen nga furnizimi me gaz rus.
Brazil, CEO i gjigantit shtetëror të naftës shkarkohet nga detyra
Në Brazil, “viktima” e parë e rritjes së çmimit të naftës në Brazil është CEO i megagrupit shtetëror të naftës.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka shkarkuar shefin e Petrobras, Joaquim Silva dhe Luna.
Vendimi u mor pas protestave të forta kundër kompanisë për rritjen e menjëhershme të çmimit të karburantit.
Shkarkimi u konfirmua nga Ministria e Energjisë, e cila i propozoi ekonomistit Adriano Pires, i specializuar në gaz dhe naftë, të zëvendësonte Silva dhe Luna në krye të Petrobras.
Kina hedh "grepin" në Afganistan, marrëveshje për minierat e bakrit
Me një lëvizje të befasishme, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, zbarkoi 4 ditë më parë në Kabul për bisedime me lidershipin taleban. Agjencia zyrtare afgane e lajmeve Bakhtar njoftoi se vizita do të shërbejë për të "diskutuar çështje të ndryshme duke përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tranzitin kufitar".
“Spinazhi rus depërton në Ministrinë austriake të Mbrojtjes”
Rusia mund të jetë duke kryer operacione sekrete në Austri. Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, sipas të cilës Austria është kthyer në “një aeroplanmbajtëse të aktiviteteve sekrete ruse”. Financial Times i referohet për shkrimin një oficeri të inteligjencës evropiane, si dhe një diplomati evropian.
Sipas shkrimit, agjencia austriake e inteligjencës, zyra për mbrojtjen e kushtetutës dhe luftën kundër terrorizmit, konsiderohet aq jo e besueshme sa është pezulluar përkohësisht nga shumica e aktiviteteve të inteligjencës në nivel evropian.
Kanadaja vetofrohet si opsion për zgjidhjen e krizës së naftës dhe gazit
Kanadaja premton se do të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë.
Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur si rezultat i kufizimit të furnizimeve ruse, pasi Perëndimi nisi një valë sanksione në kundërpërgjigje të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.
Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson, thotë se Kanadaja është e përkushtuar "të ndihmojë sa më shumë që të mundet në drejtim të zëvendësimit të naftës dhe gazit rus".
Skenari i embargos së naftës ruse, kush humb dhe kush fiton
Europa merr nga Rusia ¼ e totalit të furnizimit me naftë dhe 40% të gazit. Megjithatë, Europa nuk është importuesja numër 1 nga Rusia. Përgjatë pesë viteve të fundit, Kina ka qenë blerësi më i madh i naftës ruse. Vetëm përgjatë vitit 2021, Kina ka importuar nga Rusia 70.1 milion ton naftë (30.6% e totalit të eksporteve ruse) për shumën prej 34.9 miliardë dollarë.
Importuesi i dytë më i madh është Holanda (37.4 milionë tonë me 17.3 miliardë dollarë). Holanda është qendër kryesore tregtare, nga ku lëndët e para nga Rusia rishpërndahen në vendet e konsumatorit fundor.
"Lufta" e karikaturave, Parisi thërret për sqarime ambasadorin rus
Ambasadori rus në Paris u thirr në Ministrinë e Jashtme pasi në llogarinë e ambasadës u postuan disa karikatura që diplomacia franceze i konsideron të papranueshme.
Të enjten, Ambasada Ruse në Paris postoi një karikaturë ku shfaqej një trup i shtrirë në një tavolinë të emërtuar "Evropa" me personazhe që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilat ngulnin gjilpëra në të.
SHBA merr përsipër furnizimin e Europës me gaz të lëngshëm
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje të premten për të furnizuar Evropën me sasi të shtuar të gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së (LNG), ndërsa liderët e bllokut evropian janë mbledhur në diskutime për të frenuar varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse dhe për t'u përballur me krizën energjetike.
Pakti i shpallur gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel, pason një ditë me tre samite në kryeqytetin e BE-së, ku liderët kritikuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.
