bota

“Si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”

Postuar në 16 Prill, 2022 15:46

Edhe nëse ai nuk u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, ka diçka për të cilën Jean-Luc Mélenchon mund të krenohet: Ai fitoi zemrat e votuesve të rinj francezë, të cilët tani po përballen me një zgjedhje të vështirë.

Votuesit francezë të moshës nën 30 vjeç preferuan Mélenchon, kandidatin e së majtës. Por të gjetur përballë Macron dhe Le Pen, ata nuk dinë kë të zgjedhin ose më mirë, nuk duan të zgjedhin.

Peshku rus u rrëshqet sanksioneve

Postuar në 16 Prill, 2022 10:19

Peshkimi është biznes fitimprurës në Rusi dhe lidhet ngushtë me projeksionin e Kremlinit dhe Presidentit Vladimir Putin për pushtetin në det.

Rusia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të ushqimeve të detit dhe ishte eksportuesi i tetë më i madh në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, me më shumë se 1.2 miliardë dollarë shitje.

Por nuk dihet saktësisht se sa arrin të zbarkojë në SHBA me anë të Kinës, e cila nga ana e saj dërgoi 1.7 miliardë dollarë peshk në SHBA vitin e kaluar.

“Nëse nuk zgjerohet BE-ja, do të zgjerohet Rusia”

Postuar në 15 Prill, 2022 18:54

Evropa nuk është ende e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën më të fortë dhe për ta dobësuar Rusinë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, thotë se BE-ja duhet të dërgojë "ndihmë ushtarake" në Ukrainë.

"Unë mendoj se reagimi evropian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe shumë më i fortë se sa pritej në Kremlin, po sërish nuk ishte mjaftueshëm i fortë. Duhet të përqendrohemi në ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, shtoi Jansha.

Ethet e pushtetit të përjetshëm përfshijnë edhe Macron-in

Postuar në 15 Prill, 2022 18:24

Në garë për një mandat të dytë, Emmanuel Macron nuk duket se do të kënaqet me një pesëvjeçar tjetër në krye të presidencës franceze. Në një intervistë për “Point”, ai është shprehur në favor të mandatit shtatëvjeçar (aktualisht mandati i presidentit në Francë është 5 vjet). Macron e konsideron mandatin pesëvjeçar "ndoshta shumë të shkurtër për një epokë presidenciale në Francë”.

Gazi rus/ Gjermanëve u kërkohet të shtrëngojnë rripin

Postuar në 15 Prill, 2022 15:49

Ndërsa Europa po përpiqet të reduktojë varësinë nga gazi rus, Gjermania ka qenë më e rezervuar në këtë drejtim. Megjithatë, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck u kërkoi qytetarëve gjermanë të fillojnë të kursejnë energjinë.

Gjermania është nën presion për t’u shkëputur nga furnizimi me gaz dhe naftë ruse, pasi kritikët thonë se të ardhurat i japin Moskës fonde jetike për të çuar përpara luftën.

Habeck u sugjeroi gjermanëve të përdorin trenin ose biçikletën në vend të makinës.

Qeveria shpërblen presidentin në ikje me një vilë në shkelje të ligjeve  

Postuar në 15 Prill, 2022 09:15

Në Hungari, qeveria mori një vendim në shkelje të ligjeve lokale për një pronë prej 720 metrash katrorë, e cila do t’i jepet presidentit në largim, János Áder.

Vila panoramike në lagjen e 12-të të kryeqytetit, e cila është pothuajse e përfunduar, do të jetë më e madhe se sa ishte parashikuar fillimisht në rregulloret bashkiake, falë vendimit të posaçëm të qeverisë, raportojnë mediat vendase.

Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë hibride

Postuar në 14 Prill, 2022 11:30

Perëndimi "kërkon të rivendosë dhe konsolidojë përgjithmonë dominimin e tij në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të ndjekë më tej qëllimet e veta egoiste në kurriz të interesave kombëtare të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare”.

Rusia: Zgjerimi i NATO-s në Finlandë dhe Suedi do të ketë pasoja në Balltik

Postuar në 14 Prill, 2022 11:18

Rusia nuk do të qëndrojë indiferente lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi se Rusia do të duhet t’i shtojë forcat e saj tokësore dhe të mbrojtjes ajrore dhe të vendosë forca të konsiderueshme detare në Gjirin e Finlandës në momentin që dy vendet e Europës veriore bëhen pjesë e aleancës së Atlantikut Verior.

Sanksione europiane edhe në hapësirë

Postuar në 14 Prill, 2022 09:36

Evropa nuk do të fluturojë më në Hënë së bashku me Rusinë. Pothuajse një muaj pas shpalljes së përfundimit të bashkëpunimit për misionin ExoMars drejtuar Marsit, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me homologun rus Roscosmos për misionet Luna-25, Luna-26 dhe Luna-27.

Abonentët rusë hedhin në gjyq Netflix

Postuar në 13 Prill, 2022 22:41

Përdoruesit rusë të Netflix do të hedhin në gjyq kompaninë për pezullimin e shërbimit, pas zhvillimeve të javëve të fundit në Ukrainë. Netflix ka 1 milion përdorues në Rusi. Në mars, ajo pezulloi shërbimet dhe ndaloi blerjen e çdo produksioni rus.

Pages

Subscribe to RSS - bota