bota

"Kriza në Sudan mund të kthehet në makth për botën"

Postuar në 30 Prill, 2023 09:02

Ish-kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, paralajmëron se konflikti në vendin e tij mund të bëhet më i rëndë se ai në Siri dhe Libi.

Luftimet midis ushtrisë së vendit dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) do të ishin një "makth për botën" nëse vazhdojnë, tha ai.

Luftimet që nisën më 15 prill kanë lënë qindra të vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga vendi.

Një armëpushim i njoftuar në mes të javës u përdor nga SHBA, Britani e Madhe dhe OBK për bisedime diplomatike, po ende pa rezultat.

Ndere britanike/Më ndihmo për kredinë, të të bëj shef të BBC-së!

Postuar në 28 Prill, 2023 12:53

Shefi i BBC-së, Richard Sharp, dha dorëheqjen, pasi një hetim zbuloi se ai kishte shkelur rregullat, duke mos deklaruar se ishte përfshirë në dhënien e një kredie për Boris Johnson, gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryeministër.

Më parë, Sharp ka qenë shefi i kryeministrit aktual, Rishi Sunak, në bankën e investimeve Goldman Sachs dhe si donator ka mbështetur konservatorët gjatë kohës kur ata kanë qenë në pushtet.

Kreu i Korporatës Britanike të Transmetimeve emërohet nga monarku i Mbretërisë së Bashkuar, me propozim të qeverisë.

Prodhuesi i dronëve Bayraktar, pasardhësi i mundshëm i Erdoganit

Postuar në 27 Prill, 2023 18:17

Për herë të parë pas 20 vjetësh në pushtet, presidenti turk i druhet humbjes së zgjedhjeve. Sfida elektorale e 14 majit duket se nuk do të jetë aq e lehtë sa paraardhëset. Kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroğlu, aktualisht kryeson shumicën e sondazheve. Vetë Erdogan tashmë ka njoftuar se kjo ështe hera e fundit që ai kandidon dhe kjo i ka bërë shumë vëzhgues të mendojnë se ai mund të jetë në kërkim të pasardhësit të tij politik.

Bolton: Amerika të rikthejë armët bërthamore në Korenë e Jugut   

Postuar në 25 Prill, 2023 17:52

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, bën thirrje që SHBA të ridislokojë armët bërthamore në Korenë e Jugut. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në mbrojtjen e sigurisë së aleatit kryesor aziatik të Uashingtonit.

Nisin përpjekjet për të mbyllur me ligj kishën ruse në Ukrainë

Postuar në 25 Prill, 2023 13:59

Vendimi i Presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën solli shumë pasoja, mes të cilave edhe ndikimi i shtuar i Kishës Ortodokse Ukrainase të lidhur me Moskën (UOC), dikur një mjet i dobishëm ndikimi i Kremlinit.

Kina ka vënë "në shënjestër" satelitët 

Postuar në 24 Prill, 2023 12:17

Përveç Rusisë, Kina po ndërton armë të sofistikuara kibernetike për të "marrë peng" satelitët dhe për t’i bërë ata të padobishëm.

"SHBA vlerëson se përpjekja e Kinës për të zhvilluar aftësi të tilla, të cilat do të aplikohen kundër satelitëve të armikut është një pjesë kyçe e qëllimit të saj për të kontrolluar informacionin, të cilin Pekini e konsideron një 'fushe luftarake' thelbësore," raporton "Financial Times".

Pavel: As BE dhe as SHBA nuk përballen dot të vetme me Kinën

Postuar në 24 Prill, 2023 11:01

Presidenti çek, Petr Pavel, bën thirrje për një strategji të përbashkët dhe të balancuar midis SHBA-së, Evropës dhe demokracive të tjera për t’u përballur me fuqinë në rritje të Kinës.

Gjatë vizitës në Bruksel, ku u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Pavel tha se duhet unitet për të gjetur një ekuilibër të mjaftueshëm ndaj fuqisë ekonomike, politike dhe financiare të Kinës.

Në mënyrë indirekte, Pavel iu referua deklaratave të Macron, duke thënë se “është normale që kaq shumë vende anëtare kanë perspektiva të ndryshme”.

Shpresa të reja për bisedimet e ribashkimit të Qipros

Postuar në 22 Prill, 2023 14:41

Qipro synon t’u rikthehet bisedimeve me Turqinë, pas zgjedhjeve që kjo e fundit do të mbajë në maj.

Presidenti i Qipros po kërkon që BE të luajë një rol më aktiv në këtë proces.

Nikos Christodoulides u zgjodh president në shkurt me premtimin për të zgjidhur ngërçin në bisedimet mbi ishullin e ndarë etnikisht, por jashtë kontrollit të tij mbetet ende një element kyç.

BE tërhiqet para vetos hungareze për traktatin me vendet e Afrikës

Postuar në 22 Prill, 2023 09:54

Hungaria do të heqë veton ndaj traktatit të ri të BE-së me komunitetin e Afrikës, Karaibeve dhe Paqësorit (ACP), pasi mori garanci nga Komisioni Evropian se traktati nuk do të marrë asnjë kompetencë për kontrollin e migracionit dhe të drejtat seksuale nga qeveritë kombëtare.

BuzzFeed mbyll divizionin e lajmeve

Postuar në 20 Prill, 2023 19:13

"BuzzFeed" ka vendosur të mbyllë divizionin e lajmeve, në përpjekje për të shkurtuar 15 për qind të vendeve të punës. Gazetarët janë njoftuar sot përmes një memoje nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Jonah Peretti. Shkurtimet do të prekin 180 persona. Rreth 60 nga këto vende pune do të preken nga mbyllja e "BuzzFeed News", sipas një burimi për "New York Times".

Pages

Subscribe to RSS - bota