bota

Kina teston vendstrehimet bërthamore

Postuar në 08 Prill, 2022 19:51

Kina po vë në provë bunkerët bërthamorë. Një strukturë e re kërkimore simulon sulme me armë që shkatërrojnë bunkerët, për të kuptuar më shumë për mënyrën si dëmtohen objektet e mbrojtjes, madje edhe ato të ndërtuara në thellësi ekstreme.

Në të kaluarën, vendstrehimet nëntokësore vlerësoheshin si rezistente ndaj sulmeve bërthamore, por testet kineze tregojnë se një tunel më shumë se 2 km (1.24 milje) nën sipërfaqe mund të shkatërrohet.

Pikëpyetje mbi neutralitetin ekonomik të Pekinit

Postuar në 08 Prill, 2022 13:51

Pasi ka konstatuar se Xi Jinping nuk është i gatshëm të refuzojë miqësinë politike "të pakufishme" me Vladimir Putinin, Perëndimi po bën presion që të paktën Pekini të mos ndihmojë Moskën të anashkalojë sanksionet ekonomike dhe ushtarake. Kina e konsideron embargon "të paligjshme, të padobishme dhe të dëmshme". Por me sa duket, edhe vetë Kina po i shmanget sfidës së SHBA-së dhe BE-së në këtë front: kompanitë e tij shtetërore nuk po blejnë më gaz dhe naftë nga rusët.

Negociatat Rusi-Ukrainë/ Tretet suksesi i arritur në Stamboll  

Postuar në 08 Prill, 2022 11:19

Një zgjidhje diplomatike për konfliktin Ukrainë-Rusi duket ende larg. Ajo çka u arrit në takimin e Stambollit duket se nuk është materializuar në draftin paraprak të marrëveshjes.

Rusia thotë se projekt-marrëveshja e prezantuar nga Kievi më 6 prill është një shmangie nga ajo që u arrit në takimin e Stambollit më 29 mars.

Parlamenti gjerman “ngel në klasë” vaksinimin e detyrueshëm

Postuar në 07 Prill, 2022 22:12

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë hodhi poshtë sot një projektligj që kërkon që çdo person i moshës 60 vjeç e lart të vaksinohet kundër COVID-19.

Medvedev: Sanksionet e Perëndimit do të çojnë në kolaps strukturën ekonomike botërore  

Postuar në 07 Prill, 2022 10:53

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, thotë se sanksionet e vëna nga Perëndimi kanë pasu ndikim minimal deri tani në ekonominë e vendit. Sipas tij, sanksionet ekonomike të vendosura padrejtësisht  nga vendet perëndimore që do të shkatërrojnë strukturën e gjithë ekonomisë botërore.

“Në shekullin XX, sanksionet u provuan jo produktive”

Postuar në 07 Prill, 2022 10:41

Perëndimi duhet të vërë në diskutim qëllimin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Rusisë, përndryshe ato mund të rezultojnë kundërproduktive. Nicholas Mulder, historian në Universitetin Cornell (Shteti i Nju Jorkut) analizon bllokadat dhe embargo e shekullit XX si përpjekje për t’u dhënë fund konflikteve. Analiza prej 448 faqesh mban titullin “The Economic Weapon: The Rise of Sanctions As a Tool of Modern War” dhe është botuar nga Yale Press University.

Bizneset ruse nisën të “mbijnë” në Serbi pas 24 shkurtit

Postuar në 07 Prill, 2022 09:55

Që prej nisjes së ndërhyrjes ushtarake të Moskës në Ukrainë, në Serbi janë zhvendosur një numër i madh kompanish ruse. Sipas portalit N1, të cilit i referohet Euroactiv, që nga 24 shkurti, gjithsej 288 persona juridikë dhe fizikë nga Rusia kanë hapur kompani në Serbi. Gjashtë të tjerë janë pronarë biznesi ukrainas.

Borrell: Po i japim Moskës 30-fish më shumë se Ukrainës  

Postuar në 06 Prill, 2022 19:36

Pavarësisht se e ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë dhe i ka vendosur sanksione Rusisë, Perëndimi vijon të mbështesë financiarisht më shumë Moskën sesa Kievin. BE-ja i ka dhënë 35 miliardë euro Vladimir Putinit për furnizime me energji që nga fillimi i luftës së tij dhe 1 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e Ukrainës, tha kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell.

Mea culpa e Europës: U treguam leshko para Rusisë

Postuar në 06 Prill, 2022 15:34

Situata e krijuar në Ukrainë pas 24 shkurtit ka nxitur rivlerësimin e më shumë se një dekade  përpjekje franceze dhe gjermane për t'u angazhuar me Putin, forcat e të cilit tani akuzohen për kryerjen e krimeve të tmerrshme të luftës në Ukrainë. France 24 analizon në këtë pikë mesazhin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm disa orë pasi u zbulua përmasa e tragjedisë së Bucha-s

Tri pasojat pozitive të luftës në Ukrainë

Postuar në 06 Prill, 2022 12:57

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, rendit tre pasojat pozitive që ka sjellë ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për Die Welt, botuar të martën, ai u shpreh se operacioni special, siç e quan Rusia, ka sjellë si pasojë 'zgjimin' e BE-së, 'ringjalljen' e NATO-s dhe kohezionin e kombit ukrainas.

Pages

Subscribe to RSS - bota