bota
Rusia ndalon eksportin e grurit në ish-republikat sovjetike
Rusia ka ndaluar përkohësisht eksportet e grurit në vendet ish-sovjetike dhe shumicën e eksporteve të sheqerit. Megjithatë, një zyrtar i lartë rus, të cilit i referohet Reuters, tha se do të vazhdojë të ofrojë licenca të veçanta eksporti për tregtarët brenda kuotës së saj aktuale.
Rusia është eksportuesja më e madh në botë e grurit, te e cila listën e blerësve e kryesojnë Egjipti dhe Turqia. Me prodhimin e grurit, Rusia konkurron kryesisht me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën.
Ish-kryeministri ukrainas: Tetë vjet diplomaci franko-gjermane rezultuan dështim total
Ish-kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman i kujton diplomacisë europiane dështimin në negociatat me Moskën.
“Parisi dhe Berlini duhet të pranojnë se tetë vitet e diplomacisë, që ata kanë zhvilluar me Moskën, çuan vetëm në përshkallëzim dhe përfundimisht në luftën aktuale”, thotë ai në një intervistë për Euractive.
BE shton sanksionet, Rusia: Operacioni në Ukrainë po shkon sipas planit
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të katërt sanksionesh kundër Rusisë. Zyra e presidencës franceze njoftoi të hënën se subjekt i paketës së re janë individë dhe kompani "të implikuar në sulmin ndaj Ukrainës".
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, njoftoi sot se 2 808 792 refugjatë janë larguar nga Ukraina, shifër që e bën rastin eksodin më të madh të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sedivy: Mbrojtja europiane, autonomi brenda NATO-s
Jiri Sedivy, shefi ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA), thotë se projekti i mbrojtjes evropiane duhet të jetë plotësues i NATO-s. Në një intevistë për greken “Kathimerini”, ai shprehet se një klauzolë e veçantë e mbrojtjes reciproke midis shteteve evropiane, si ajo në nenin 5 të NATO-s, nuk do të ishte "realiste".
Kriza në Ukrainë, SHBA ulet në bisedime me Kinën
Kina hyn në bisedime për krizën në Ukrainë. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, po takohet sot me kryediplomatin kinez, Yang Jiechi, për të diskutuar mbi konfliktin Ukrainë-Rusi.
Takimi është një vazhdim i planifikuar prej kohësh i takimit virtual të Presidentit Joe Biden me presidentin kinez Xi Jinping në nëntor, u tha gazetarëve të shtunën një burim i njohur me situatën.
Jerusalemi, një opsion i ri për negociatat Rusi-Ukrainë
Rusia mund të jetë e gatshme për të zhvilluar negociata me Ukrainën në Jerusalem, siç ështê propozuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lajmin e bën të ditur "Jerusalem Post", duke iu referuar një “burimi diplomatik” pas një bisede telefonike mes vetë Zelenskit dhe kryeministrit izraelit, Naftali Bennett.
Megjithatë, shton burimi, Izraeli "nuk është i sigurt" nëse dëshiron të bëhet mikpritës i bisedimeve.
Rusia: Do të ketë pasoja të rënda nëse Finlanda dhe Suedia bëhen pjesë e NATO-s
Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të sillte masa hakmarrëse nga ana e Rusisë. Paralajmërimi bëhet nga drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev.
Henry Kissinger për Ukrainën dhe të ardhmen e saj
Sot 99 vjeç, Henry Kissinger mbetet ende njëfarë orakulli në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ish-sekretari amerikan i Shtetit ka këshilluar të gjithë ata që janë ulur në tryezën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë që nga Kennedy e këtej. Një nga shkrimet e tij mbi Ukrainën, edhe pse i përket vitit 2014, është sërish aktual.
Rusia, diplomaci me Europën për Ukrainën, jo me SHBA-të
Franca dhe Gjermania vijojnë të jenë në kontakt të drejpërdrejtë me Rusinë, në përpjekje për t’i dhënë konfliktit me Ukrainën një zgjidhje diplomatike. Presidenti Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Në luftë, viktima e parë është e vërteta
