bota
Europianë me "leje kalimi"
Francezët dolën në rrugë dhe sheshe për të katërtën fundjavë radhazi, të organizuar në protesta me të cilat kundërshtojnë vendimin e qeverisë për Green-Pass, leja shëndetësore që është bërë kriter për të hyrë në një kafene ose për të udhëtuar në një tren ndërqytetas. Vendimi hyn në fuqi nga e hëna dhe pak ditë më parë, gjykata më e lartë në Francë e cilësoi atë si "kompromis të balancuar" mes shqetësimeve të shëndetit publik dhe lirisë personale.
“Polonia nuk ka pse të rrijë në BE me çdo kusht”
Ndarja mes Polonisë dhe Bashkimit Europian sa vjen e thellohet. “Nuk kemi pse të mbetemi anëtarë të Unionit me çdo kusht”, tha ministri i Drejtësisë në një intervistë të botuar të premten në të përditshmen “Rzeczpospolita”.
Lëvizja 5 Yjet bën kthesë, drejtimin e merr Giuseppe Conte
Nga parti anti-establishment, Lëvizja 5 Yjet kthehet në parti konvencionale. Ish-kryeministri Giuseppe Conte ka marrë përsipër rimodelimin e partisë së themeluar nga Beppe Grillo, pasi u mbështet nga shumica dërrmese e saj.
Pa ndonjë lidhje me Lëvizjen 5 Yjet, Conte ka drejtuar dy qeveri koalicioni, deri në janar të këtij viti, kur u zëvendësua nga Mario Draghi.
Ka qenë vetë Grillo ai që i ka kërkuar Contes të rimodelojë partinë, një propozim që Conte fillimisht e ka hedhur poshtë, por më pas të dy arritën një marrëveshje në korrik.
"Nëse u përgjuan gazetarët në Francë, kjo mund të ndodhë kudo"
Ish-agjenti i NSA-së, Edward Snowden, thotë se nëse dikush ia ka dalë të përgjojë gazetarë në Francë, kjo mund të ndodhë kudo. Snowden i referohet rastit “Pegasus”, një program spiun izraelit përmes të cilit, siç konfirmoi Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), janë përgjuar tre gazetarë francezë.
Snowden, i cili u vu në qendër të vëmendjes botërore në vitin 2013, kur zbuloi detaje për programet amerikane të mbajtjes nën mbikëqyrje, e sheh këtë rast si “diçka e madhe”.
Luksi nuk njeh krizë, Ferrari shet më shumë makina se para pandemisë
Luksi nuk njeh krizë. Dhe këtu nuk përjashtohet as kriza e pandemisë, që përfshiu botën dy vitet e fundit. Mhafton të shohësh shifrat e shitjeve që ka raportuar prodhuesi italian i makinave, Ferrari. Në tremujorin e dytë të vitit 2021, Ferrari ka dorëzuar 2 685 makina, pothuajse dyfishi i makinave të dorëzuara një vit më parë.
FDA autorizon trajtimin me antitrupa kundër COVID-19
Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka miratuar një trajtim parandalues me antitrupa për individë që janë vulnerabël ndaj Covid-19. Kjo kategori qytetarësh përfshin ata që janë mëtë rrezikuar nga virusi, për shkak të sistemit imunitar të dëmtuar.
Raporti i republikanëve amerikanë: Virusi doli nga laboratori kinez
Republikanët janë të bindur se pandemia që pushtoi botën e ka origjinën në një strukturë kërkimore kineze. Raporti i publikuar prej tyre të hënën del në një konkluzion të tillë.
Sipas raportit, ka "prova të shumta" që shkencëtarët e Institutit Wuhan të Virologjisë - të ndihmuar nga ekspertë amerikanë dhe fonde të qeverisë kineze dhe amerikane - po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe një manipulim i tillë mund të jetë fshehur.
Halli i Polonisë me mbetjet
Qeveria polake synon të ashpërsojë ligjet për krimet mjedisore, një lëvizje që, megjithatë, nuk pritet të përmirësojë rekordin e dobët të vendit në përmbushjen e objektivave të BE-së për mbetjet dhe riciklimin e tyre.
Sipas aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit, çështja e mbetjeve mbetet problem madhor, pasi Polonia nuk mund të menaxhojë as ato që prodhon vetë.
Parashikimi i FMN: Rritja ekonomike 6% për 2021, pandemia rëndon mbi vendet në zhvillim
Për vitin 2021, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 6.0% në 2021 dhe 4.9 % për vitin 2022. Aksesi në vaksina vijon të mbetet një nga elementët kryesorë që do të përcaktojë rimëkëmbjen globale. Në kët pikë, vendet ndahen në dy grupe: ato që mund të presin normalizimin e mëtejshëm të aktivitetit më vonë këtë vit (pothuajse të gjitha ekonomitë e përparuara) dhe ato që do të përballen akoma me përhapjen e infeksioneve dhe rritjen e vdekjeve nga COVID.
Rusia nis testet për internetin sovran
Prej më shumë se dy vitesh, në qytetet e Rusisë po testohet shkëputja e segmentit rus nga rrjeti botëror i internetit. Shumica e testeve nuk u bien në sy përdoruesve. I njohur si RuNet, segmenti rus ndryshon nga “Muri i Zjarrtë” (Great Firewall) i Kinës.
