bota
Biden propozon samit global për pandeminë
SHBA do të thërrasë një samit ndërkombëtar mbi pandeminë dhe vaksinimin. Samiti do të caktohet rreth takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të planifikuara për javën e 20 shtatorit dhe do të përfshijë diskutime që synojnë koordinimin më të mirë të luftës së koronavirusit në botë në një sërë fushash.
Eksperimenti Chivo, El Salvadori bëhet vendi i parë që miraton bitcoin si monedhë zyrtare
El Salvadori u bë të martën vendi i parë që adoptoi një kriptomonedhë si monedhë zyrtare. Ligji Bitcoin u miratua nga Asambleja Legjislative e El Salvadorit, duke i dhënë kriptomonedhës statusin ligjor brenda El Salvadorit pas 7 shtatorit 2021. Ligji u propozua nga presidenti Nayib Bukele, i cili thotë se bitcoin mund t’i kursejë vendit 400 milionë dollarë në vit në tarifat e transaksioneve për fondet e dërguara nga jashtë.
Pikëpyetje të reja mbi origjinën laboratorike të SARS-CoV-2
SHBA ka financuar studime mbi koronaviruset, që janë kryer në Institutin e Vuhanit, në Kinë, atje ku në fund të 2019-s nisi pandemia që do të pushtonte më pas gjithë botën. Aleanca EcoHealth, një organizatë shëndetësore me qendër në SHBA përdori paratë federale për të financuar hulumtimin e koronavirusit të lakuriqëve.
Suedia del kundër idesë së një force ushtarake europiane
Suedia nuk është dakord me propozimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së për ngritjen e një force evropiane të reagimit të shpejtë për t'iu përgjigjur shpejt krizave në Afganistan. Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist, i tha radios kombëtare se bashkëpunimi me SHBA mbetet shtylla kurrizore e sigurisë evropiane.
"Nuk e shoh një forcë europiane si linjën kryesore për zgjidhjen e këtyre problemeve," tha Hultqvist.
Investimet e qëndrueshme, hije skandali mbi Deutche Bank
Hije skandali në Deutche Bank. Në Gjermani kanë nisur hetimet në DWS, filiali i Deutsche Bank që menaxhon asetet e Gjermanisë dhe operon në investimet e qëndrueshme, miqësore ndaj klimës.
Ndarja e parë mes qeverisë britanike dhe komitetit shkencor: Jo vaksinimit të fëmijëve
Vaksinimi i fëmijëve ka sjellë ndarjen për herë të parë mes qeverisë dhe këshilltarëve shkencorë në Britani. Ministrat tani mund të kundërshtojnë rekomandimet e këshilltarëve zyrtarë të vaksinimit dhe të vijojnë me vaksinat e Covid për të gjithë fëmijët 12 deri në 15 vjeç, pasi trupa shkencore arriti në përfundimin se përfitimi shëndetësor neto nga vaksinimi i kësaj grupmoshe ishte shumë i vogël.
Tashmë ministrat mund të kërkojnë prova shtesë, të cilat mund të ndihmojnë në rrëzimin e vendimit të trupës që mbikëqyr vaksinimin.
Një pandemi që zhvlerësoi Parlamentin. Vaksinim, por a jemi të informuar?
Kryeministri italian, Mario Draghi, një ditë më parë la të hapur mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm. Një nga kundërshtarët më të fortë për këtë është brenda qeverisë së tij.
Italia drejt vaksinimit me detyrim
Italia se po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm. Kryeministri Mario Draghi u shpreh në favor të vaksinimit të detyrueshëm, në një konferencë të mbajtur të enjten. Objektivi i qeverisë Draghi është të vaksinohet mbi 80 përqind e popullatës deri në fund të shtatorit.
Polonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në kufi me Bjellorusinë
Polonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në dy provinca pranë kufirit të saj me Bjellorusinë: Podlaskie dhe Lubelskie. Javët e fundit, vendi është përballur me një fluks emigrantësh që mbërrijnë në kufirin me Bjellorusinë, gjë për të cilën Varshava fajëson Minskun.
Si arsye për shpalljen e emergjencës, Presidenti Andrzej Duda përmendi rrezikun e mundshëm nga aktorët e huaj dhe veprimet e protestuesve në Poloni.
Pse po këmbëngulet për vaksinimin e detyrueshëm?
Presioni mbi të pavaksinuarit sa vjen e rritet. Ndërsa të vaksinuarit në disa vende po rimarrin disa nga liritë që u ishin kufizuar nga ndërhyrjet Covid, të pavaksinuarit nuk janë në kushte të njëjta. Ata po shënjestrohen për diskriminim. Aksesi në hapësirat publike dhe udhëtimet po bëhen më të vështira për ta. Në disa vende ekziston edhe vaksinimi i detyrueshëm për disa profesione.
Por pse fushata e vaksinimit është aq e rëndësishme për qeveritë, sa po e rrisin presionin në një masë të tillë? Dhe kush ka interes në fushatën globale të vaksinimit?
