bota

Britani/ Shkurtohen fondet për vendet e varfra, shtohen shpenzimet ushtarake

Postuar në 15 Korrik, 2021 14:36

Vendimi i qeverisë britanike për të reduktuar ndihmën për vendet e varfra ka hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë vendit. Qeveria e Boris Johnson vendosi të reduktojë me 0.2% të PBB buxhetin vjetor të ndihmës. Ky i fundit ishte fiksuar në 0.7% të PBB që prej vitit 2015 dhe do të ulet në 0.5% për një periudhë të pacaktuar. Diferenca në përqindje është plot 4 milionë paund.

OJQ britanike "Global Justice Now" tha se deputetët që votuan pro shkurtimeve në vendet më të varfra “i kanë duart me gjak” sepse kjo ulje e ndihmës do t’u kushtojë jetën qindra e mijëra njerëzve.

Havana bën lëshimet e para pas protestave

Postuar në 15 Korrik, 2021 13:42

Qeveria kubane ka autorizuar përkohësisht dhe në mënyrë të pakufizuar hyrjen në vend pa tarifë të produkteve ushqimore, atyre higjieno-sanitare dhe ilaçeve, mallra që mungojnë në tregun kombëtar.

Importi i tyre do të lejohet duke nisur nga e hëna e ardhshme deri më 31 dhjetor 2021, njoftoi kryeministri Manuel Marrero. Masa vjen pas protestave të ashpra në Kubë ditët e fundit kundër krizës ekonomike.

Singapori vë në funksion parkun më të madh fotovoltaik në ujë

Postuar në 14 Korrik, 2021 14:30

Singapori ka vënë në jetë një projekt të ri për sigurimin e energjisë së pastër. Panele diellore lundruese në një sipërfaqe sa 45 fusha futbolli do të gjenerojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar pesë impiantet e trajtimit të ujit në ishull.

Projekti është pjesë e përpjekjeve të Singaporit për të përmbushur objektivin e katërfishimit të prodhimit të energjisë diellore deri në 2025, duke ndikuar pozitivisht në ndryshimin klimatik.

Talibanët paralajmërojnë Turqinë: Çdo qëndrim në Afganistan e quajmë pushtim

Postuar në 13 Korrik, 2021 17:52

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani po hap gjithnjë e më shumë terren për talibanët. Këta të fundit i druhen shtrirjes së prezencës turke, pas një marrëveshjeje SHBA-Turqi për garantuar sigurinë e aeroportit të Kabulit pas largimit të amerikanëve.

Në Kubë nisin protestat kundër regjimit komunist

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:03

Mijëra kubanë janë mbledhur në një protestë të rrallë kundër qeverisë komuniste. Me parullën “Poshtë diktatura”, protestat antiqeveritare nisën në mënyrë krejt spontane në disa qytete, ndërsa vendi po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit.

Qindra marshuan në rrugët e Havanës duke kënduar “Duam liri”, ndërsa prezenca ushtarake shtohej para ndërtesave qeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe arrestoi dhjetë protestues.

Von der Leyen: Masakra në kampin e Fossolit, mëkat në historinë e vendit tim

Postuar në 11 Korrik, 2021 15:22

"Ishte një ushtar gjerman ai, i cili urdhëroi që prindërit dhe gjyshërit tuaj të vriteshin. Ishte një mëkat i madh në historinë e vendit tim".

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të BE, iu drejtua në këtë mënyrë pasardhësve të 67 të burgosurve politikë që u vranë 77 vjet më parë nga skuadrat SS në kampin e Fossolit, afër Carpi, në Emilia Romagna, Itali. "Rezistenca e tyre - shtoi ai - ndihmoi në shpëtimin e Italisë dhe të gjithë Evropës. Përfshirë vendin tim, Gjermaninë".

Nis një erë e re në turizmin hapësinor

Postuar në 11 Korrik, 2021 12:55

Dy prej njerëzve më të pasur të botës kanë zgjedhur korrikun si koha ku do të bëjnë realitet një formë të re të turizmit: atë në hapësirë. Richard Branson fluturon sot drejt hapësirës, duke u bërë kështu turisti i parë që del në orbitë me mjetin e vet, Virgin Galactic. I parashikuar për më 20 korrik është udhëtimi i Jeff Bezos, i cili fluturon drejt hapësirës me New Shepard, së bashku me të vëllain.

“Diga” që ndal Deltën

Postuar në 10 Korrik, 2021 16:58

Për të ndaluar përhapjen e variantit Delta duhet që të jenë të vaksinuar 95% e njerëzve. Një panel shkencëtarësh që këshillojnë qeverinë franceze për shëndetin kanë dalë në këtë përfundim, në një kohë kur vendi po përballet sërish me një rritje të rasteve të Covid-19.

Shpenzimet ushtarake, 6.5 fishi i fondit që do të çrrënjoste urinë  

Postuar në 10 Korrik, 2021 15:17

Çdo minutë, në botë rrezikojnë vdekjen nga uria 11 persona, pothuajse dyfishi i viktimave të shkaktuara nga Covid 19, i cili vret 7 persona në minutë.

Shifra ka dalë nga një raport i Oxfam, i cili analizon shkaqet dhe dinamikat e rritjes eksponenciale të urisë globale që nga fillimi i pandemisë: 155 milionë njerëz aktualisht preken nga pasiguria ushqimore ose kequshqyerja, ose 20 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Twitter "shtrohet" në Indi

Postuar në 10 Korrik, 2021 13:32

Njësia e Twitter Inc. në Indi ka emëruar një zyrtar të përkohshëm, i cili do të mbikëqyrë pajtueshmërinë e shërbimeve të kompanisë me rregulloret e reja të IT që ka hartuar qeveria Modi. Shumë shpejt do të jenë disa zyrtarët që do të merren me këtë çështje në Delhi, raporton "Reuters".

Pages

Subscribe to RSS - bota