banka
Banka Qendrore Ruse njofton daljen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave "Visa" dhe "Mastercard"
Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se do të vendosë një afat përfundimi për kartat bankare Visa dhe Mastercard.
Po konsiderojmë kohën gjatë të cilës shërbimi i kartave të sistemit ndërkombëtar të pagesave do të ndalet. Do të jetë e arsyeshme dhe e mjaftueshme që bankat t’i zëvendësojnë ato gradualisht me kartat Mir nëse klientët dëshirojnë
citon agjencia “Tass” bankën.
Apel gjigantëve të financës: Mos investoni te lufta
Mbi 959 miliardë dollarë janë përdorur nga institucionet financiare në mbarë botën për të mbështetur prodhimin dhe tregtinë e armëve. Më shumë se gjysma e totalit të investimeve në industrinë e mbrojtjes vjen nga SHBA, ndërsa 79 miliardë vijnë nga 10 investitorët kryesorë evropianë. 15 bankat më të mëdha evropiane investojnë në kompanitë e prodhimit të armëve për një total prej 87.72 miliardë eurosh.
Zuckerberg nuk i do homonimet, 60 milionë dollarë për të blerë bankën Meta
Meta Platforms Inc (FB.O), kompania që ka në pronësi Facebook, ka blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O). Marrëveshja me vlerë 60 milionë dollarësh për të blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O), u konfirmua hënën nga zëdhënësit e dy kompanive.
Brenda "Pictet", bankës së më të pasurve të botës
Stoku i kredisë arrin në 1.3 mld euro, Tirana në krye të borxheve
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.
Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.
Foutanga Babani Sissoko - kur "xhindet" marrin 242 milonë dollarë nga banka
Në jetë duhet të provosh çdo gjë. Ky është ndoshta një nga mësimet kryesore që sa më mirë ta kuptosh aq më mirë është. Ose të paktën këtë na dëshmon rasti Foutanga Babani Sissoko, një qytetar nga Mali në Afrikën Perëndimore që arriti të merrte 242 milionë dollarë nga një bankë e Emirateve të Bashkuara Arabe duke pretenduar se kishte fuqi magjike.
Rikthehen fajdet, shpëtim nga diktatura e bankave
Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim, i cili ka mbledhur të dhëna deri në fund të qershorit, Banka e Shqipërisë raporton se bizneset dhe individët kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin burime të tjera të parasë në vend të marrjes se kredive nga bankat.
Banka Qendore i cilëson me termin “burime alternative” dhe thotë se sinjalet dhe perceptimi i bankave të nivelit të dytë për rënien e kërkesës për kredi lidhet pikërisht me gjetjen e financimit në një mënyre tjetër.
Hetim për tërheqjen e shumave të mëdha nga bankat në prag të zgjedhjeve
Task Forca e ngritur për monitorimin e zgjedhjeve ka nisur një hetim për tërheqjen e shumave të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë.
Hapen hetimet për tenderin e Sejkos
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për tenderin për rikonstruksionin e ish–Hotel Dajtit, një projekt që kushton 16 milionë euro. Organi i akuzës do të hetojë për dy akuza të rënda: atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe atë të shpërdorimit të detyrës, raporton Tv Klan.
Deputeti Peza dhe bashkëshortja nuk justifikojnë 850 000 USD
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve bankare me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të bashkëshortes së deputetit Alfred Peza, shtetases Mirela Ndini. Procedimi penal për këto vepra penale ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka si objekt hetimin e pasurive të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza.