banka
Fullani kërkon kthimin në detyrë. Padi Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit
Ardian Fullani ka kërkuar kthimin në detyrë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Pasi fitoi betejën ligjore në të gjitha shkallët – në Gjykatën e Lartë pasi prokuroria nuk bëri rekurs – Fullani ka bërë një kallëzim për Bankën dhe Kuvendin e Shqipërisë për shkarkim të paligjshëm. Ai u arrestua në shtator të vitit 2014 për shpërdorim detyre pasi u konstatua vjedhja e 713 milionë lekëve.
http://www.tematv.al/2016/02/10/fullani-kërkon-kthimin-në-detyrë-padit-bankën-e-shqipërisë
Parashikim i zymtë për ekonominë në 2016
Në 25 vjet, ekonomia shqiptare ka mbetur si ai i sëmuri që nuk mund të ecë pa ndihmën e patericave, ose përndryshe rrezikon të rrëzohet. Në gjysmën e parë të tranzicionit u mbajt nga remitancat, konsumi, hyrjet e valutës në rrugë formale e informale, rritja e shpejtë e bizneseve nga hiçi, ndërtimet që dalëngadalë i zunë frymën vendit. Dhe ia doli të rritej me deri 8% deri në 2008-n. Më pas, duke mos arritur të gjejë serumin e duhur, i sëmuri u rëndua edhe më shumë. Ilaçet nga jashtë u pakësuan, të brendshmet ishin të skaduara dhe shpesh bënin efektin e kundërt, duke përkeqësuar shëndetin.
Bruto nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
"Opinion.al" zbardh një komunikim mes Pal Trashaj, Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorit të një banke të Nivelit të dytë. Trashaj është gjobitur nga Gjykata e Tiranës me 60 mijë lekë, pasi u padit nga banka për mosshlyerjen e një kredie prej 1 milionë lekësh. Dhe njeriu që mban detyrën e drejtimit të një Forumi për Trashëgiminë Kulturore kërcënon me këtë gjuhë: “Pergjigju o pleh, kam fshij bythen me deputet e ministra kur kane ra ne qafe, si ju baj ka nje c,do mies, brek pa lam”.
Banka e Shqipërisë “gol” qytetarëve: Vjedhjen e 713 milionë lekëve e fiskalizon si humbje në bilanc
Banka e Shqipërisë ka vendosur që t’i vëjë kapak vjedhjes së 713 milionë lekëve në arkën e saj, nga punonjës të saj, duke e faturuar rikuperimin e shumës te qytetarët shqiptarë. “Top-Channel” raporton se BSH-ja ka deklaruar vjedhjen si humbje në bilanc, një ndryshim fakti ky për para që janë të vjedhura dhe duhet t’i ngarkohen fajtorëve. Lidhur me këtë ka reaguar Kontrolli i Lartë i Shtetit që “në raportin e fundit të auditimit thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të displinës financiare”.
Pensionet përmes bankës, kundërshton Posta që drejtohet nga partia e Ilir Metës
Disa ditë më parë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi bëri të ditur idenë e shërbimit të pensioneve përmes bankave. Klosi deklaroi se me aplikimin e kësaj praktike, do të marrin fund radhët e gjata për pensionstët, të cilët në çdo rast siç tha ministri, do të zgjedhin vetë nëse duan që pensioni i tyre të shpërndahet me bankë, apo siç është aktualisht përmes Postës. Konkretisht Klosi tha: “Ne nuk mund të pranojmë që sistemi bankar ka sot vetëm 3.4% të të gjthë numrit të pensionistëve të vendit tonë.
Nisin hetimet për shtrembërime në sektorin bankar, fitime të larta, diferencë e madhe mes interesave të kredive dhe depozitave
Sektori bankar në Shqipëri ka karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit; interesa shumë të ulta të depozitave (deri në 0.55 % mbi bazë vjetore nën nivelin e inflacionit); diferenca (spread) relativisht të larta mes interesave të kredive dhe depozitave; tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, kryesisht afatgjata(obligacione) në kushtet e një politike lehtësuese monetare dhe kur norma bazë e interesit të depozitave kanë tendencë në rënie; ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj.<
Irani dhe Rusia bien dakord për krijimin e një banke të përbashkët
Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një bankë të përbashkët që synon të lehtësojë transaksionet financiare mes të dyja vendeve. Lajmi është bërë publik nga Banka Qendrore e Iranit sipas së cilës marrëveshja është arritur gjatë vizitës së ministrit rus të Energjisë, alexander Novak dhe kreu të BQI-së, Vaiollah Seif. Nga ana e vet ministri rus ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për të garantuar linja kreditimi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Iran.
Sugjerimi i FMN-së: Për kreditë me probleme, të konsiderohet edhe falimenti
Shefi i zyrës së FMN-së në vendin tonë, Jens Reinke, sugjeron që Banka e Shqipërisë dhe qeveria të ecë përpara në zgjidhjen e kredive me probleme, duke aplikuar edhe falimentin.
Dossier: Banka Serbo-Shqiptare në Shqipëri (1925-1927)
