banka
Përgjegjësi penale për punonjës të bankave që mbulojnë bilancet jozyrtare të bizneseve
Aktorë të informalitetit dhe të evazionit janë në mënyrë të tërthortë edhe bankat, të cilat nuk raportojnë rastet e bizneseve me bilance të dyfishta. Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) u ka nisur një shkresë të gjitha bankave tregtare në vend, ku bën me dije penalitetet që pasojnë nëse nuk raportohet ky fakt.
Interesat e bankave zbresin në minimume historike, klientët zhvendosen drejt depozitave afatgjata
Interesi mesatar i depozitave me afat shënoi një tjetër rënie në muajin korrik, duke arritur në një minimum historik prej 1.34%, nga 1.44% që ishte muajin e mëparshëm, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Sipas “Monitor” rënie kanë shënuar të gjitha maturitetet, nga ato 1 mujore, deri te 60 mujore. Psh, depozituesit e rinj të korrikut, që kanë mbyllur paratë e tyre ma afat maturimi një vjeçar do të marrin interesa prej vetëm 1.42%.
