Banka Qendrore Ruse njofton daljen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave "Visa" dhe "Mastercard"

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se do të vendosë një afat përfundimi për kartat bankare Visa dhe Mastercard.
Po konsiderojmë kohën gjatë të cilës shërbimi i kartave të sistemit ndërkombëtar të pagesave do të ndalet. Do të jetë e arsyeshme dhe e mjaftueshme që bankat t’i zëvendësojnë ato gradualisht me kartat Mir nëse klientët dëshirojnë
citon agjencia “Tass” bankën.
Të dyja shërbimet ndërprenë veprimet në vitin 2022 në Rusi, por Banka Qendrore dhe Sistemi Kombëtar Rus i Kartave të Pagesës e zgjati periudhën e vlefshmërisë të kartave Visa dhe Mastercard që janë në qarkullim. Por që nga ai vit, në Rusi nuk është emetuar më asnjë kartë e re që i takon sistemeve në fjalë.
Add new comment