Slideri Kryesor

Michael Bloomberg financon pjesën e SHBA në Marrëveshjen e Klimës

Postuar në 23 Janar, 2025 16:12

Vendimi i Donald Trump për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, ka gjeneruar një reagim të pazakontë që dëshmon se presidenti i ri ka ndarë brenda vendit edhe për një çështje si klima.

Qeveria britanike shkarkon kreun e agjencisë anti-trust: Ka shumë mbi-rregullim

Postuar në 22 Janar, 2025 17:01

Qeveria britanike ka shkarkuar në mënyrë të papritur kreun e entit antitrust, duke e zëvendësuar atë me një ish-punonjës të kompanive të teknologjisë. Vendimi është marrë nga ministri i Financave(Chancellor of the Exchequer) nën argumentimin se:

Rregullatorët duhet të marrin vendime pro biznesit

Ai kuptoi se duhet të ikte tashmë dhe të hapte rrugën për dikë që ndan misionin dhe drejtimin strategjik të kësaj qeverie

Epoka e Artë e Amerikës*

Postuar në 22 Janar, 2025 15:43

Nisur nga reagimet e shumta dhe përmbajtja radikaslisht e ndryshme nga fjalimet e presidentëve të tjerë të SHBA, po sjellim këtu Fjalimin e inaugurimit të Presidentit të 47-t të SHBA, Donald J. Trump, sjellë në shqip nga kolegu Ilir Sinanaj të cilin e falenderojmë. Titulli shqip është i ResPublica. 

***

Donald J. Trump - President i 47-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shumë faleminderit të gjithëve! Shumë, shumë faleminderit.

’Jo’ e parë ndaj Trump, Kremlini: Nuk na duhet epoka e artë e SHBA, por bota si një vend më i mirë

Postuar në 22 Janar, 2025 01:28

Ndonëse është spekulluar shumë për miqësinë apo mirëkuptimin Trump-Putin, fjalimi inaugurues i presidentit të ri amerikan ka rrëzuar çdo dyshim. Kremlini nuk bie dakord dhe ndahet në vizionin e Trump për Epokën e Artë të ShBA. Ish-presidenti rus, zv.kryetari aktual i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Mededev, ka përcjellë kontestimin rus për vizionin e Trump, duke kujtuar theksin te multipolariteti që Putin dhe Xi Jinping vunë në diskutimin e fundit. medvedev e ka cilësuar argëtues fjalimin e Trump, për të shtuar se: 

Izraeli ndryshon doktrinën e sigurisë

Postuar në 22 Janar, 2025 01:00

Sulmet e 7 tetorit të vitit të shkuar kanë detyruar Izraelin të rishikojë doktrinën e vet të sigurisë. Në një intervistë për “Kathimerini”, gjeneral brigade Jacon Nagel, kreu i Komitetit “Nagel” që drejton punën për reformimin e Forcave Mbrojtëse të Izraeli, sqaron se ndërsa nuk hiqet dorë nga mbrojtja e vendi, ndryshojnë parimet operacionale dhe të dislokimit.

Efekti "Trump" mund ta ribëjë Europën, ose ta nxjerrë atë nga historia

Postuar në 21 Janar, 2025 18:00

Efekti i Donald Trump duket se është global. Menjëherë pas fjalimit të inaugurimit të tij, reagimet kanë qenë të shumta ku spikat videokomunikimi mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping. Mediat në perëndim kanë zbardhur diskutimin ku është folur për zhvillimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës strategjik, një hap që është nxitur si politikë mbrojtëse nga qëndrimet dhe paparashikueshmëria e Trump.

Evropa duhet të përshtatet ose do të mbetet pas

Postuar në 21 Janar, 2025 15:36

 

Mes një peizazhi të trazuar gjeopolitik dhe gjeoekonomik, Evropa ndodhet në një udhëkryq. Debati strategjik që po zhvillohet aktualisht në shumë nga kryeqytetet e kontinentit është i fokusuar kryesisht në atë nëse duhet të vazhdohet në rrugën e ndërvarësisë me partnerët e huaj, apo të farkëtohet një rrugë e re autonomie më të madhe strategjike. Por për të qenë vërtet e sigurt sot dhe për të mbetur e pozicionuar mirë nesër, Evropa duhet të zgjedhë një rrugë të mesme.

Britania njofton traktat mbrojtjeje me Poloninë

Postuar në 21 Janar, 2025 12:01

Britania e Madhe ka njoftuar firmosjen së shpejti të një Traktati Mbrojtjeje dhe Sigurie me Poloninë.

Me kërcënime të shtuara në Europë është koha që ta çojmë partneritin tonë në një nivel tjetër që të sigurojmë se po ndjekim çështjet e mëdha që prekin njerëzit në Britani, nga agresioni i Putin te trafikimi i njerëzve

ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer.

Video/Kush është ky me këtë veshje në ceremoninë e inaugurimit të Trump?

Postuar në 20 Janar, 2025 20:42

Senatori demokrat i Pensilvanisë, John Fettermann, është shfaqur në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit amerikan Donald Trump me një bluzë sportive, pantallona të shkurtra dhe atlete. Ndërkohë që ceremonia u mbajt në mjedise të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta. Një mesazh politik origjinal, por edhe një tribut për të gjithë gagarelët e dynjasë. 

Chevron shpreh interes për kërkime hidrokarburesh në Peloponez

Postuar në 20 Janar, 2025 19:30

Kompania amerikane “Chevron” ka shprehur interes për nisjen e kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën e veriperëndimit të Peloponezit në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se krahas “Exxon Mobil”, që aktualisht vijon kërkimet në Greqi, interesi I “Chevron” e vendos Greqinë në kushtet kur mund të mendojë për të luajtur një rol drejtues në tregun global të energjisë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor