Slideri Kryesor
Perspektiva e një lufte të re serbe në Ballkan
Çfarë qëndron pas programit serb të armatimit? Këtë pyetje shtron në një shënim të vetin agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” e cila liston edhe kapacitetet e ushtrisë serbe krahasuar me rajonin apo vende të tjera. Në vitin 2022 buxheti serb i mbrojtjes ishte 1.3 miliardë euro, që sipas agjencisë është “10 herë më i madh se ai i Kosovës”.
Gati për bisedime nëse Trump merr iniciativën
Kremlini ka dhënë sinjalet e para se është i gatshëm të diskutojë me presidentin e ri të SHBA, Donald Trump, nëse ky i fundit merr iniciativën.
Përtej Presidencës së Trump: Kriza me të cilën përballet Liberalizmi
BMW dështon në Kinë, fitimet bien me 80%
Pasi raportoi rënie të mëdha të shitjeve në Kinë, BMW paralajmëron për “sfida të jashtëzakonshme”.
Gjiganti gjerman i automobilave njoftoi se për periudhën korrik-shtator, fitimet kanë rënë me 84 për qind krahasuar me një vit më parë, në 476 milionë euro.
Interlokutorja e Trumpit në Europë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shihet si "interlokutorja natyrale" e Presidentit të rizgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Evropë, thotë Antonio Giordano, anëtar i partisë së Melonit dhe sekretari i Përgjithshëm i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve (ECR) në PE.
Bie koalicioni qeveritar në Gjermani
Koalicioni qeverisës trepartiak i Gjermanisë u shpërbë sot në mbrëmje pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e Financave, Christian Lindner, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme rreth reformave ekonomike.
Kriza në koalicionin e Partisë Socialdemokrate të Scholz-it, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë të Lindnerit nisi pasi FDP publikoi një dokument me kërkesa për reforma ekonomike liberale të vështira për t'u pranuar nga dy partitë e tjera.
Asnjë urim nga Putin për Trump, Peskov: SHBA, vend jomiqësor
Ndonëse hamendësohet shumë për një lidhje të paqartë dhe madje shtënguese mes Donald Trump dhe Vladimir Putin të Rusisë, ky i fundit ende nuk e ka uruar presidentin e ri të SHBA.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se nuk ka një informacion nëse Putin do ta urojë Trump, por ai ka vënë në dukje se heshtja e deritanishme lidhet me gjendjen zyrtare të marrëdhënieve mes të dy vendeve:
Ndihma sovjetike për Shqipërinë
Në një postim në faqen e vet në Facebook, ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, sjell në vëmendje ndihmën e Bashkimit Sovjetik për vendin tonë në mesin e shekullit të kaluar. Postimi lidhet formalisht me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve dhe përqendrohet tek ajo që selia diplomatike e cilëson si “komponenti tregtar dhe ekonomik i bashkëpunimit”.
Trump shpall fitoren: Bëmë histori
Donald Trump ka dalë para mbështetësve në West Palm Beach, Florida, pasi rezultatet e para nisën të flasin për fitoren e garës presidenciale.
“Është bukur të fitosh votën popullore, kemi bërë histori", tha Trump.
Kandidatit republikan iu bashkuan në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati i tij, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Firma e kryeministrit mbi Gjykatën/Kastrati nis punën në bazën e Sarandës: Jemi me leje të Edi Ramës
Pavarësisht se është nën sekuestro preventive nga GJKKO dhe Gjykata e Lartë, në bazën detare të Sarandës kanë nisur punimet. Bashkimi i kompanive “Kastrati Group” dhe “Edil-il-al” ka hapur kantierin për ndërtimin e Marinës në gjirin e Limionit.
Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku, përmes “Marina Limion”, janë përfitues të kontratës koncesionare të nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës për ndërtimin e marinës dhe të një kontrate qiraje me Ministrinë e Financave.