KE paralajmëron Greqinë për ndërprerje të financimeve për bujqësinë

Postuar në 19 Shtator, 2025 19:02

Bashkimi Europian ka paralajmëruar Greqinë se mund të humbasë financimet për bujqësinë nëse brenda 2 tetorit nuk ofron një plan të përmiësimit të menaxhimit të tyre.

Skandali përfshin një seri zyrtarësh grekë dhe shpërdorimin e qindra milionë eurove me epiqendër financimin e subjekteve të rreme në Kretë.

Pas skandalit që u pasua me disa dorëheqje nga qeveria grek e Mitsotakis, Athina zyrtare propozoir një plan veprimi që u hodh poshtë nga Komisioni Europian si i padobishëm për të kundërvepruar ndaj skemës.

Aktualisht pala greke ka dakordësuar një hetim parlamentar për skandalin në fjalë ndonëse opozita akuzon partinë në pushtet se është përpjekur ta mbulojë skandalin. Kjo është ngjarja më e rëndë politike në Greqi pas skandalit të përgjimeve nga shërbimi sekret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.