Slideri Kryesor

Kushtetuesja: Sekuestroja mbi bazën e Sarandës, në përputhje me interesin publik

Postuar në 25 Janar, 2025 16:49

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin me të cilin hedh poshtë kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare të portit të Limionit në Sarandë. Vendimi i marrë në nëtor të vitit të kaluar dhe është shpallur një muaj më pas. Gjykata ka vendosur që porti i Limionit të vijojë të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.

"Duty free" Bektashi!

Postuar në 25 Janar, 2025 14:54

Ka thënë sot kryeministri Edi Rama në një aktivitet me rastin e 95 vjetorit të vendosjes së selisë qendrore të Bektashizmit në Tiranë:

Ndërron jetë Anastas Janullatos

Postuar në 25 Janar, 2025 14:36

Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare, Kryepeshkoi i Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos. I fronëzuar në vitin 1991, Janullatos përfaqëson një etapë të rëndësishme për Kishën Orthodhokse në tërësi, në plan ekumenik dhe për orthodhoksinë shqiptare në veçanti.

Ai është padyshim një rindërtues i Kishës, në aspektin material dhe didaktik të saj, një rigjallërues i kulturës teologjike mes shqiptarëve të anestezuar që nga viti 1967 nga e drejta për t’u lutur.

Europol godet rrjetin e trafikimit të kokainës në Spanjë. Pjesë edhe diaspora shqiptare e Dubait

Postuar në 24 Janar, 2025 22:03

Garda Civile Spanjolle e mbështetur nga Europol, ka çmontuar një rrjet të gjerë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Në total janë sekuestruar 7,2 tonë kokainë dhe 6 milionë euro, në një hetim të shtrirë në disa shtete si Bullgari, Kolumbi, Kosta Rika dhe Panama. 

Shpresa te Trump për asgjësimin e SPAK-ut

Postuar në 24 Janar, 2025 10:10

Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës.

Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane

Kështu është shprehur Edi Harxhi, berishiane e të gjitha orëve në një intervistë për një televizion.

Protesta në Sllovaki. Fico flet për grusht shteti dhe nuk përjashton daljen nga BE

Postuar në 24 Janar, 2025 08:03

Mjaftoi një vizitë në Moskë dhe një ankesë për ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Ukraina që në Sllovaki të përcillen lajmet për protesta.

Skenari është tashmë sipas manuali: mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Robert Fico, protesta dhe Fico që akuzkn se çdo gjë është orkestruar nga jashtë. Serbia 2.0.

Prova juridike e kombësisë: Nuk jam minoritar, pra jam Shqiptar!

Postuar në 23 Janar, 2025 22:29

Siç kemi shkruar edhe këtu në ResPublica, më datën 26 dhjetor, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që mundëson regjistrimin e shtetasve shqiptarë që u përkasin pakicave kombëtare. Tani ky nuk është problem në vetvete, por vjen e bëhet i tillë sepse evidentimi i kombësisë u mohohet shqiptarëve.

Ndëshkim apo Drejtësi? Një provokim që nuk kompekson më askënd

Postuar në 23 Janar, 2025 21:57

 

Në një diskutim në studion e Euro News në Tiranë, Ylli Manjani, shprehej ndër të tjera se sot njerëzit në Shqipëri kanë më shumë interes për ndëshkim sesa për drejtësi. Për ta ilustruar z. Manjani sillte një shembull në cilësinë e avokatit nga një seancë gjyqësore. Padyshim që kjo ndjesi ekziston dhe është dominuese. Por sa kompromenton kuptimin e njërës fjalë apo term, tjetra kur vjen pun ate trajtimi i një figure të politikës?

Britania po mendon se çfarë do dhe sesi

Postuar në 23 Janar, 2025 20:58

Britania e Madhe nuk përjashton një lloj ribashkimi tregtar dhe doganor me Bashkimin Europian, vetëm disa vjet pas referendumit krenar për daljen e ishullit nga Unioni. Kjo rezulton të paktën nga ajo ccfarë po flitet pas Davosit, edhe pse anglisht-anglisht Londra ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. BBC-ja citon kreun e ri të tregtisë në Bashkimin Europian, Maros Sefcovic, që u shpreh "i hapur për një Konventë Pan-Euro-Mesdhetare si pjesë e një rregullimi post-BREXIT”.

Edhe Bjellorusia e destabilizon BE-në

Postuar në 23 Janar, 2025 19:47

Politico”raporton së fundmi me një titull sensancional për një plan të Bjellorusisë për të minuara Bashkimin Europian. Plani konsiston në lehtësimin e kalimit të iigrantëve të huaj drejt BE-së bnë mënyrë që të tematizohet një problem serioz duke mos marrë dot zgjidhje.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor