Drejtësia duhet të zbatohet edhe për rastin "Zdromsi"

Më në fund edhe Erjon Veliaj, qenia që drejton Bashkinë e Tiranës, ka prodhuar një debat të mirëqenë. Dhe ai debat i intereson të gjithëve. Ky është debati sesi duhet dhe për çfarë shkarkohet një I zgjedhur në pushtetin vendor. Tashmë për Veliajn ka një vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një ankesë të tijën në Gjykatën Kushtetuese që ka njoftuar zyrtarisht regjistrimin e saj.
Ndërkohë në Presidencë është depozituar një kërkesë e Këshillit të Ministrave për vakancën në gjashtë njësi vendore në të cilat duhet të zhvillohen zgjedhjet. Pra presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. Por çështja është nëse ai do të presë apo jo Gjykatën Kushtetuese?
Në këtë kuptim e drejta për rastin në fjalë është interes publik, edhe pse Zdromsi që sot ka qepur gojën e po sillet siç duhet, me interes publik kupton shumicën e heshtur për të cilën fliste me aq krekosje kur ishte në detyrë aktive. Sot atë po e mbron një Pakicë e Zhurmeshme, e tipit Baze dhe Bazëria pas, ajo pakicë e zhurmshme të cilën Veliaj aq shumë e përçmonte.
E drejta duhet patjetër të veprojë dhe zbatohet për të gjithë pasi nuk mund të jemi Republika e Edit dhe trilleve të tij. Pra sot duhet të jemi me Zdromsin që të zbatohet Kushtetuta pavarësisht se çfarë do vendosë Kushtetuesja. Por kaq. Urojmë këtu që Zdromsi të mos dalë më nga qypi ku e kanë future, madje të privohet edhe dielli. Të tjerët le të dalin e bërtasin: Unë Jam Zdroms!
s.zaimi
Add new comment