Kina prodhon dhe shfaq film mbi Njësinë 731
Mediat kineze raportojnë për shfaqjen në kinematë e ndryshme në botë, duke nisur që nga nesër, 18 shtator të filmit: E Keqja e Zgjidhur(Evil Unbound). Filmi trajton një ndër kapitujt më të errët të Luftës së Dytë Botërore, konkretisht veprimet e Njësisë 731 të Ushtrisë Perandorake Japoneze në Kinë. Njësia, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë dokumentaristëve, por edhe ka qenë objekt hetimore pas Luftës, është përgjegjëse për konceptimin, organizimin dhe ekzekutimin e eksperimenteve mbi njerëz të lëndëve kimike dhe bakterologjike në funksion të krijimit të armëve përkatëse.
Filmi nuk do të përcillet në Japoni dhe shfaqet me rastin e 80-vjetorit të fitores së “Luftës së Popullit Kinez” kundër Agresionit Japonez. Media gjysmëzyrtare e qeverisë kineze, “Global Times” shkruan se i ka treguar promon e filmit, Hideo Shimizu, një ish-anëtar i Njësisë 731, në Prefekturën e Naganos në Japoni, për të cilin ai citohet se është shprehur se:
Mizori të tilla nuk mund të harrohen
Me këtë rast, ambasada japoneze në Kinë, ka lëshuar një këshillë për qytetarët e vet në Kinë që të kenë kujdes nisur nga sentimentet mes të dy popujve për ngjarjet që preken edhe nga filmi në fjalë.
Add new comment