Blloku Bota

Stafet e BE-së, masa antispiunazh në ShBA, njësoj si kundër Kinës

Postuar në 15 Prill, 2025 23:19

Komisioni Europian ka vendosur të aplikojë masa sigurie të ngjashme me ato udhëzohet personeli kur udhëton në Kinë apo Ukrainë, edhe për lëvizjen drejt ShBA.

Sipas një raportimi të “The Financial Times” personeli i delegacioneve europiane do të pajiset me telefona me përdorim afatshkurtër për të shmangur spiunazhin.

Sipas udhëzimit përkatës stafi do të duhet të mbajë të fikur telefonat dhe t’i vendosin në një mbështjellëse të posaçme antipërgjim.

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Postuar në 15 Prill, 2025 14:10

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit të fundit të konfliktit në Ukrainë.

Rendi i ri botëror sipas presidentit argjentinas e sheh Europën nën drejtim rus

Postuar në 15 Prill, 2025 12:18

I brohoritur si shumë efikas në nxjerrjen e Argjentinës nga impasi ekonomik dhe politik i gjatë, presidenti Javier Mieli, njihet edhe si një mbështetës i Donald Trump. Ngjashëm me homologun e tij brazilian që ka një zë të vetin në çështjet ndërkombëtare, edhe Milei mendon se bota ka ndryshuar dhe se madje rendi i ri është sanksionuar. Në një intervistë për radio “Neura”, cituar nga agjencia ruse “Tass”, Milei thotë se bota është ndarë në zona ndikimi mes SHBA, Rusisë dhe Kinës dhe se për këto madje ai ka dhënë edhe kufinjtë.

Ukrainë neutrale, pa armë bërthamore dhe pranim i kufinjve të rinj

Postuar në 15 Prill, 2025 12:10

Kreu i shërbimit të jashtëm rus, Sergey Naryshkin, ka deklaruar për mediat se marrëveshja e paqes që kërkon Rusia është e qartë.

Sa për synimet strategjike të Rusisë pas përfundimit të konfliktit, ato mbeten të njëjta. Termat e një marrëveshjeje paqeje duhet të përfshijnë sigurisht një status neutral të Ukrainës, pa armë dhe kapacitet bërthamor, demilitarizim dhe denazifikim të shtetit, abrogim të të gjithë ligjeve diskriminuese që u adoptuan pas vitit 2014 dhe njohja e sovranitetit rus për kufinjtë e tanishëm territorialë

Heqja qafësh e një vartësi të bezdisshëm

Postuar në 14 Prill, 2025 20:53

Mesazhi i sotshëm i Kaja Kallas për pjesëmarrjen në festimet e 9 majit në Moskë, praktikisht ka kërkuar bojkot nga çdo nivel përfaqësimi. Thënë kjo, do të duhet të pritet që edhe ambasadorët e akredituar në Moskë të respektojnë kërkesën e bërë nga Brukseli, çka i vendos një sërë vendesh në pozitë të sikletshme. Por edhe i vendos BE-së një bast të madh për eventualitetin e thyerjes së kësaj politike p.sh nga vende si Hungaria, Çekia, apo edhe Sllovakia, ndonëse Orban ka mohuar pjesëmarrjen.

Mesazh për Serbinë: Nuk duam të shohim pjesëmarrje në festimet e 9 majit në Moskë

Postuar në 14 Prill, 2025 20:36

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka bërë thirrje që liderët europianë të bojkotojnë paradën e 9 majit në Moskë, e cila celebron 80-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin. Nisur nga raportimet e mediave ruse, sipas të cilave ftesa u është dërguar edhe drejtuesve të vendeve si Sllovakia apo Serbia, Kallas ka vënë në dukje se:

Çdo pjesëmarrje në paradën e 9 majit në Moskë nuk do ta kalojë lehtë nga ana europiane, duke patur parasysh se Rusia po organizon një luftë tërësore në Europë

Qeveria e re e Serbisë/Del jashtë Aleksander Vulin. Merr portofol ministror Demo Berisha

Postuar në 14 Prill, 2025 14:26

Kryeministri i ri i Serbisë, mjeku Djuro Macut ka prezantuar anëtarët e kabinetit të vet qeveritar që do të duhet të miratohen në Parlament.

Macron, shko pirdhu! Jo neo-imperializmit francez!

Postuar në 13 Prill, 2025 15:49

Në Izraelin e Beniamin Netanyahut tashmë nuk kanë më as nerva të dëgjojnë për një shtet palestinez. Mediat raportojnë për një incident shumë të pazakontë dhe përtej konvencioneve diplomatike, teksa djali i Netanyahut, pra djali i një të kërkuari ndërkombëtarisht për krime kundër njerëzimit, ka replikuar në rrjetin “X” me presidentin e Francës, që ka shprehur miratimin e kësaj të fundit për një shtet palestinez pa Hamas-in.

Vuçiç shpall fundin e revolucionit me ngjyra: Të zbatohet ligji!

Postuar në 13 Prill, 2025 11:37

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka shpallur përfundimin e atij që e ka quajtur revolucion me ngjyra.

Nuk do të lejojmë askënd jashtë apo brenda vendit të rrëzojë shtetin tonë. Mund të vijnë vërdallë sa të duan, nuk ka për të ndodhur gjë

është shprehur ai para një turme mbështetësish në Beograd.

Dislokimi nga Rusia i armëve bërthamore në hapësirë, shumë shqetësues

Postuar në 13 Prill, 2025 11:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është shprehur i shqetësuar për veprimet e Rusisë për dislokimin e armëve bërthamore në hapësirë.

Jemi në dijeni të raporteve se Rusia po shqyrton mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë. Kjo është një rrugë e Rusisë përtë përmirësuar kapacitetet e veta. Është shumë shqetësuese

ka thënë ai për gazetën gjermane “Welt am Sontag”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota