Blloku Bota
Rusia riafirmon rolin e vet në Ballkan përmes Serbisë
Serbia e Aleksander Vuçiç ka hedhur një hap të ri diversifikues sa i takon politikës së jashtme. Zv.kryeministri Aleksander Vulin ka vizituar Moskën ku është takuar me ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.
Në takim raportohet se është folur për “një rregullim të çështjes së Kosovës dhe situatës në Bosnje-Hercegovinë”.
Raportet e reja me Rusinë i ka konfirmuar së fundmi edhe ministri i Jashtëm Marko Djuriç, çka thekson se Rusia është një realitet i rikonfirmuar në çështjet ballkanike përmes Serbisë.
SHBA sinjalizon nga OKB ndarjen e Ukrainës
92 vende të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë miratuar sot një rezolutë të propozuar nga SHBA për luftën në Ukrainë. Situata ka qenë paradoksale pasi në finale vetë SHBA abstenoi nisur nga amendimet që iu bënë drafit fillestar duke rishikuar tekstin për të saktësuar përgjegjësinë e Rusisë për sulmin që në fjalën e të Ngarkuarës me Punë të SHBA në OKB, Dorothy Shea, u cilësua si “lufta ruso-ukrainase”.
Presidenti libanez u tregon derën iranianëve: Duam raportet më të mira, por mos ndëhyni!
Presidenti libanez Joseph Aoun i ka bërë të qartë një delegacioni iranian që ka vizituar Bejrutin se ndërhyrjet e huaja dhe projektimi i luftërave të të tjerëve në territorin libanez duhet të marrin fund.
Libani është lodhur nga luftërat e të tjerëve në tokën e vet. Vendet nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të të tjerëve
Zelenskiy: Largohem menjëherë nëse Ukrainës i ofrohet hyrja në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur gatishmërinë për t'u dorëhequr nga detyra nëse në këmbim Ukraina anëtarësohet në NATO.
Nëse ka paqe në Ukrainë, nëse me të vërtetë ikja ime është e nevojshme unë jam gati në këmbim të shkëmbimit të tij me NATO-n. Unë mund të largohem menjëherë nëse është e nevojshme
tha ai në një konferencē për shtyp në Kiev.
BE drejt miratimit të ndihmës ushtarake 20 miliardë euro për Ukrainën
Liderët e vendeve të Bashkimit Europian po punojnë për miratimin e një pakete ndihme ushtarake ndaj Ukrainës në vlerën e 20 miliardë eurove. Lajmi raportohet nga “Politico” që citon burime diplomatike të BE-së.
Po kështu bëhet e ditur se ndihma mund të zgjerohet nëse do të nevojitet dhe një vendim mëi qatë për këtë do të merret në takimin e ministrave të Jashtëm të hënën në Bruksel.
Merz: Mbrojtja jonë nuk mund të bazohet më te SHBA. Franca dhe Britania, opsionet tona
Kancelari i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania do të mendojë për mbrojtjen e saj, përfshirë atë bërthamore duke parë më tepër nga Franca dhe Britania e Madhe. Sipas tij, mbështetja tek SHBA nuk mund të qëndrojnë më, nisur nga qëndrimet e tanishme të administratës Trump.
Ne duhet të diskutojmë si me britanikët ashtu edhe me francezët – dy fuqitë bërthamore europiane – qoftë për ndarjen e fuqisë bërthamore, ose të paktën sigurinë bërthamore nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca që mund të aplikohet për ne
SHBA propozon Rezolutë në OKB për zgjdhjen e konfliktit në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë duhet të vijë përmes një rezolute të OKB-së. Sipas asaj që shkruhet në faqen online të Departamentit, bëhet me dije se “SHBA ka propozuar një rezolutë të thjeshtë historike në OKB të cilën ne bëjmë thirrje që të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.
Arrestohet për hetime për korrupsion ish-kryebashkiakja e Nishit
Mediat serbe raportojnë se është ndaluar në kufirin serbo-maqedonas Dragana Sotirovski, ish-kryebashkiake e Nishit. Sipas burimeve mediatike Sotirovksi ndalimi është bërë në kuadër të hetimeve për korrupsion si pasojë e të cilave në Nish janë arrestuar tre persona të tjerë që mendohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sotirovskit.
SHBA drejt largimit nga organizata, Kremlini: OKB-ja e pazëvendësueshme
Rusia mendon se Organizata e Kombeve të Bashkuara mbetet e pazëvendësueshme me diçka tjetër të ngjashme, pavarësisht inefektivitetit dhe mungesës së perfeksionit që ajo manifeston shpesh. Në një komunikim me mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka komentuar vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga OKB-ja.
Ne njohim dhe pranojmë rolin udhëheqës të OKB-së. Pavarësisht ineficencës evidente përballë sfidave modern, ne besojmë se nuk ka zëvendësues. Më e rëndësishmja duket se nuk ka një mundësi realiste për të krijuar një alternativë në këtë moment
Serbi, arrestohet mbi DYSHIME ish- kryelegalizuesi i Beogradit. Edhe i vëllai...Edhe gjashtë të tjerë
Mediat në Serbi raportojnë se në Serbi është arrestuar ish-sekretari i Sekretariatit të Beogradit për Legalizimin e Ndërtesave, Nemanja Stajiç. Urdhërin e ka dhënë Zyra e Prokurorit Publik mbi DYSHIMET e miratimit të legalizimit të dhjetëra ndërtesaave ilegale.
Po kështu është arrestuar edhe vëllai i Nemanjës, Novak. Edhe më tej: mbi urdhërat e Zyrës së Prokurorisë së Distriktit të Tretë në Beograd janë arrestuar gjashtë persona mbi DYSHIMIN E NDËRTIMIT pa leje.