Blloku Bota

Rusia shpall non grata ministrin e Jashtëm të Japonisë dhe tetë të tjerë

Postuar në 03 Mars, 2025 18:24

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Japonisë janë përkeqësuar në mënyrë të përshkallëzuar. Agjencia “Tass” raporton se Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend të nëndë personave me shtetësi japoneze përfshirë ministrin e Jashtëm, Takeshi Iwaya.

Si pjesë e përgjigjes ndaj të ashtuquajturave sanksione, të ndërmarra nga Tokio ndaj vendit tonë, në lidhje me operacionin ushtarak special, u mor vendimi për të vendosur një ndalim pa afat për hyrjen në Federatën Ruse të disa individëve

Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi, nuk mjaftojnë për paqen në Ukrainë

Postuar në 03 Mars, 2025 15:29

Incidenti i rëndë mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë duket se ka dhënë efektin e vet negativ. Në dritën e një samiti europian për Ukrainën, prej nga ku doli një vendim për mbështetje të ushtrisë ukrainase, Kremlini po vlerëson se përpjekja e SHBA për paqen apo armpëushimin nuk mjafton.

Regjimi i Kievit dhe Zelenskiy nuk duan paqe. Ata duan që lufta të vazhdojë. Ndaj në këtë situatë, sigurisht që përpjekjet e SHBA dhe gatishmëria e Moskës qartazi nuk mjaftojnë

Askush nuk e di si mund të zgjidhet kriza në Serbi

Postuar në 02 Mars, 2025 14:23

Raporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picuila ka deklaruar se politika e BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor është e gabuar.

BE-ja ka qenë shumë bujare dhe dorëlëshuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor sidomos Serbisë, duke alokuar aty fonde shumë të mëdha, por kemi marrë në këmbim shumë pak në forcimin e institucioneve demokratike

citohet ai.

SHBA mbetet në Greqi, refuzohet propozimi turk për largim nga porti i Alexandroupolit

Postuar në 02 Mars, 2025 13:33

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se administrata amerikane e Donald Trump ka ndërmend të investojë në portin e Alxandroupolit në verilindje të vendit, një zhvillim ky që rrëzon deklarimet e deritanishme se amerikanët do të tërhiqen nga Europa.

Sipas gazetës në fjalë, diskutimet për investimet në këtë port, kanë nisur që në vjeshtën e kaluar kur president ishte Joe Biden dhe me këtë synohet të përforcohet prania e SHBA në rajon.

BE-ja nuk e mbron dot Ukrainën. Kufinjtë do ndryshojnë dhe Ukrainën e pretendojnë disa shtete

Postuar në 02 Mars, 2025 12:37

Në një intervistë për agjencinë “Tass”, Karin Kneissl, ish-ministre e Jashtme e Austrisë, aktulaisht drejtuese e qendrës “G.O.R.K.I” shprehet se interesi për ndarjen e Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë dhe rajonet që ajo ka marrë. Sipas saj janë disa vende në Europë që e shohin me interes dhe si të tyret pjesë të Ukrainës.

Video/Zelenskiy mbërrin në Londër një ditë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 01 Mars, 2025 18:43

Izraeli lobon në ShBA për mbajtjen e bazave ruse në Siri

Postuar në 01 Mars, 2025 12:01

Mediat në Izrael raportojnë se lobi izraelit në ShBA ka organizuar një fushatë të koordinuar për të orientuar një politikë të krizës permanente në Siri.

Sipas burimeve të cituara raportohet se ideja e lobimit është që ShBA të angazhohet për një Siri të dobët, të tolerojë praninë e bazave ushtarake ruse për të kundërpeshuar ndikimin në rritje të Turqisë.

Jerusalem Post vë në dukje se përpjekja në fjalë synon të minojë politikën stabilizuese të liderëve islamikë që rrëzuan Bashar al Assad.

Fotolajm/Protestë masive në Athinë për tragjedinë e Tempes

Postuar në 28 Shkurt, 2025 20:39

Dy vjet pas tragjedisë së Tempe, në Greqi është zhvilluar një protestë apo grevë kombëtare që duket se përfaqëson diçka unike në përmasa. Irritimi lidhet me faktin se dy vjet pas aksidentit hekurudhor ku gjetën vdekjen 57 njerëz janë zbuluar të dhëna për dijeninë dhe përgjegjësinë e qeverisë. 

Takim historik në Shtëpinë e Bardhë. Sherri Zelensky-Vance-Trump provon fuqinë e lirisë së shprehjes

Postuar në 28 Shkurt, 2025 20:19

Takimi Trump-Zelenskiy ka përfunduar në mënyrën më dramatike të mundshme. Donald Trump dhe zv.presidenti J D Vance që kapen në debat me presidentin ukrainas për qëndrimet ndaj Rusisë dhe rrugën drejt marrëveshjes. Pavarësisht përmbajtjes, Zelenskiy ka bërë i pari hapin e madh: ka kundërshtuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e SHBA, duke konfirmuar publikisht se Paqja e pretenduar nga Trump ka marrë një goditje. Ndonëse ka një ndjesi të madhe skandali, e mira është se diskutimi ka qenë i hapur publikisht, diçka e pamendueshme në mbarë botën. Vetë Trump ka deklaruar në diskutim se: 

T'i gjesh telat Donaldit

Postuar në 28 Shkurt, 2025 18:48

Në një vizitë të kryeministrit  brianik Keir Starmer në SHBA, mund të shihet një shembull i rrallë sesi politika perëndimore po përpunon maniera të posaçme për të mos cenuar humorin e Presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump. I perceptuar gjerësisht si një njeri që preferon të lavdërohet, të flasë për gjëra që bëhen për herë të parë, të paprecedenta, të reja, historike, Donald Trump ka imponuar kështu një protokoll të personalizuar që i ka kthyer kryeministrat në diplomatë dhe gati në sekretar oborri. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota