Tubime në Serbi në 1 vjetorin e tragjedisë së Novi Sadit
Mediat serbe raportojnë për një tubim të madh në Novi Sad, në kujtim të ngjarjes së një viti më parë me shembjen e stacioit të treit që solli 16 viktima.
Studentët të shoqëruar nga fermerë me mjete buqjësore kanë marshuar për dy ditë drejt Novi Sadit, në një shenjë të qartë të mospajtimit me gjendjen aktuale që nuk ka prodhuar asgjë në aspektin politik.
Presidenti Aleksander Vuçiç ka deklaruar se ka ndezur një qiri dhe është lutur për viktimat, ndërkohë që ka kërkuar falje për deklarimet e mëparëshme ndaj protestuesve. Në këtë kuadër qeveria serbe e ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e sotme, duke shenjuar një qëndrim të pranimit të fajit edhe pse asgjë nuk duket se është qetësuar në Serbi nga protestat që zgjasin prej muajsh.

Add new comment