Një pilulë e re kundër kolesterolit për të shpëtuar zemrën

Postuar në 28 Korrik, 2026 19:37

Një ilaç i ri në formë pilule, i quajtur enlicitide, shihet si një zhvillim premtues në trajtimin e kolesterolit të lartë dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët vlerësojnë se medikamenti mund t'u ofrojë një alternativë më të lehtë pacientëve që nuk arrijnë të ulin mjaftueshëm nivelin e kolesterolit LDL, i njohur si kolesteroli "i keq".

Lufta politike në Slloveni nxjerr jashte loje emërimin e Tanja Fajon si Raportere për Sahelin

Postuar në 28 Korrik, 2026 19:25

Tanja Fajon, ish-ministrja e Jashtme sllovene, e njohur në Shqipëri si një ndër promovuesrt kryesore të hyrjes së vendit tonë në sistemin Schengen, ka krijuar një situatë tensioni në Bruksel. Komisioni Europian ka vendosur të caktojë Fajon si të dërguar në rajonin e Sahelit, por qeveria sllovene e drejtuar nga Janez Jansha, ka lëshuar kritika të forta ndaj emrit të saj.

Franca dhe Gjermania, drejt një pakti për makinat “Made in Europe”

Postuar në 27 Korrik, 2026 19:54

Franca dhe Gjermania po bashkojnë përpjekjet për të gjallëruar industrinë e makinave “Made in Europe”. Liderët e dy ekonomive më të mëdha të BE-së synojnë të arrijnë një marrëveshje të madhe që, sipas tyre, do të forcojë mbrojtjen industriale të Evropës dhe do të ringjallë industrinë automobilistike të Bllokut - përparësi kyçe për të dy vendet.

Nuk shitet vendi për mirëqenie

Postuar në 26 Korrik, 2026 21:43

 

Ka deklarata që harrohen brenda ditës dhe ka deklarata që zbulojnë filozofinë e vërtetë të një pushteti dhe që nuk mund të hiqen nga mendja. Në kulmin e debatit për projektet në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, Kryeministri Edi Rama, duke ironizuar kundërshtarët, pyeti me përçmim:

"Me çfarë po mendojnë të sigurojnë mirëqenien këta patriotë? Do shesin flamuj? Do shesin qeleshe? Do shesin çifteli? Apo do shesin shqiponja? Çfarë do shesin këta?"

Në pamje të parë, ishte një batutë.

NATO duhet të europianizohet

Postuar në 26 Korrik, 2026 14:10

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Trump në mandatin e parë, HR McMaster, shprehet pro idesë së kalimit të NATO-s në një forcë aleate më europiane. Me këtë ide, gjenerali amerikan ka parasysh sidomos shpenzimet që duhet të kenë një balancë: Europa përfaqëson 50% të shpenzimeve sociale në botë, dhe veëm 1% të ekuivalentit për mbrojtjen.

Epoka e artë e gjuhëve mund të ketë qenë para 2 mijë vjetësh

Postuar në 25 Korrik, 2026 16:10

Banorët e planetit tonë flasin më shumë se 7 000 gjuhë  dhe secila prej tyre vjen me një bagazh unik njohurish, kulture dhe historie. Megjithatë, diversiteti gjuhësor sot mund të jetë vetëm hija e një kohe kur njerëzit bisedonin në 10 herë më shumë gjuhë.

Në gjurmët e Odisesë

Postuar në 24 Korrik, 2026 15:56

 

Odisjea e Homerit ndjek udhëtimin dhjetëvjeçar të Mbretit Odise për në shtëpi në Itakë pas Luftës së Trojës. Rrëfimi ka dimensione të dallueshme gjeografike, hapësinore dhe kohore. Nuk është çudi që për shekuj me radhë, njerëzit janë intriguar nga vendet e përmendura të “Odiseja”, duke ngritur pyetjen se sa prej tyre ishin të vërteta. Disa historianë dhe studiues klasikë argumentojnë se Odiseja është vetëm poezi. Si një vepër arti dhe mitologji e pastër, pohojnë ata, nuk ka kuptim t’i kërkosh këto vende në një hartë.

Karantinë

Postuar në 23 Korrik, 2026 18:32

 

Në vitin 1789 publikohet një libër që mandej do të marrë përhapje të gjerë. “Një rrëfim mbi Lazaretet kryesore në Europë” me autor John Howard, britanik, i cili në dritën e nevojave të shëndetit publik në përballje me murtajën, sistemon dhe evidenton përvojën europiane në menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Apo epidemive të tjera. 

Pastrohet KPP. Ikin Zguro, Streza dhe Tërnova

Postuar në 23 Korrik, 2026 17:29

Ismail Shehu është zgjedhur në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). 

Ndërkohë, tre kandidatët për anëtarë të Komisionit: Fiorent Zguro, Ergys Streza dhe Kreshnik Tërnova janë skualifikuar. 

Kreshnik Tërnova është vënë nën hetim prej disa javësh nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për çështje që lidhen me shpërdorim detyre, tendera dhe mosdeklarim të saktë pasurie. 

Emri i Tërnovës lakohet në dosjen e AKSHI-t si lidhje e drejtpërdrejtë me biznesmenin në arrati, Ermal Beqiri.

Industria farmaceutike e Kinës në rritje të shpejtë, Sanyou Bio synon zgjerimin në Britaninë e Madhe

Postuar në 21 Korrik, 2026 19:54

Industria farmaceutike kineze po konsolidon pozitat si një nga liderët globalë të inovacionit në mjekësi. Gjatë dekadës së fundit, vlera e sektorit është dyfishuar dhe parashikimet tregojnë se ajo do të kalojë 2 trilionë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme.

Një nga kompanitë që po udhëheq këtë zhvillim është Sanyou Bio, e cila po zgjerohet me ritme të shpejta në tregjet ndërkombëtare dhe po shqyrton krijimin e partneriteteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS