Nisja e fundit të monopolit politik të PS-së
Pasi e tallën dhe e përçmuan, paragjykuan dhe insinuuan, analistët e qeverisë kanë nisur ta këshillojnë protestën. Të zgjerojnë bazën ideore të vijimit të saj, në një rol që po nxjerr lakuriq këtë kategori si pjesë e dosjeve shqiptare. Atij libri që duhet t’i përfshinte një pjesë të gazetarëve në aneksin e vet. Skënder Minxhozi shkruan sot me entuziazëm se një protestë e dhunshme është dhuratë për Edi Ramën.
Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta!
Raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris Mijatović, thotë se në zonën e Vjosë-Nartës nuk duhet të ndërtohet. Në një intervistë për DW, ai thekson se kjo zonë duhet të mbetet ashtu siç është: një rezervat natyor.
Protestat e ‘89-s në Berlin ngjajnë me protestat sot në Tiranë
Fitorja e së ardhmes
Kanë kaluar 25 ditë proteste të përnatshme në Tiranë dhe diasporë dhe tashmë mund të hidhet një vështrim më i ftohtë mbi ritmin politik të krijuar dhe qasjet e përgjithshme ndaj saj.
Bordi i Paqes, presion mbi palestinezët?
Dokumente të brendshme të siguruara nga Drop Site News pretendojnë se Bordi i Paqes, një strukturë e krijuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, po ushtron presion mbi palën palestineze për të pranuar kushte që, sipas negociatorëve palestinezë, cenojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje.
OKB: Izraeli po vret qëllimisht fëmijë palestinezë
Një hetim i pavarur i OKB-së ka gjetur se genocidi i Izraelit në Gaza po vazhdon, madje duke shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë.
Sipas raportit të cituar 30% e viktimave në Gaza që nga nisja e luftës në vitin 2023, janë fëmijë. Nga ana e vet, përfaqësia izraelite në misionin e OKB-së në Gjenevë e ka hedhur poshtë raportin që përcakton se Izraeli ka shënjestruar fëmijët edhe gjatë armëpushimit të vitit 2025.
Zotërinj nga Kosova: Dashurojeni Edin, por mos na flisni për dashurinë tuaj!
Kryeministri po vjedh statuse e mesazhe nga të mundet për të dalë i larë në situatën e tanishme. Me protestën e këtyre ditëve është verifikuar një dukuri interesante: një aradhë analistësh apo publicistësh nga Kosova, kanë dalë si mbrojtës fanatikë të Edi Ramës. Duke arritur deri në rrugaçëri leksikore dhe impostim druvari nëpër studio. Pse?
Lodrat e fundit me UÇK
Historia e luftës së Kosovës do të ishte mirë të shkruhej e shkëputur nga rrugëtimi i Kosovës si shtet në pavarësi pasi do të vinim sërish në dilemën e shqiptarëve të Shqipërisë që nuk dinë të ndajnë dot rolin e disa figurave të tyre. Sulmet e koordinuara të përfaqësuesve të UÇK-së ndaj një pjesëtari të tyre, Dritan Goxhaj, u bë për llogari strikt politike dhe jashtë çdo kërkese morale dhe etike minimale. Dritan Goxhaj as e ngriti kredencialet e veta si ish-luftëtar në protestë, thjesht lexoi një emër.
Anulohet procedura për hekurudhën Hani i Hotit-Rinas
Procedura e tenderimit për ndërtimin e hekurudhës Hani i Hotit-Rinas është anuluar, pavarësisht se kishte avancuar deri në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së operatorit fitues. Lajmi është konfirmuar nga drejtori Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, pas interesimit të televizionit MCN TV lidhur me ecurinë e projektit.
Porti i Barit mund të bëhet pjesë e Korridorit të Mesëm që lidh Azinë me Evropën
Porti i Barit në Mal të Zi mund të shndërrohet në një nyje të rëndësishme të Korridorit të Mesëm të transportit (TITR), që lidh Azinë Qendrore me Evropën, pas diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së presidentit malazez, Jakov Milatović, në Kazakistan.
Gjatë takimeve me autoritetet kazake, palët diskutuan mundësinë e integrimit të Portit të Barit në Rrugën Ndërkombëtare të Transportit Trans-Kaspik (TITR), një korridor strategjik që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi si lidhje tregtare mes Azisë dhe Evropës.
