Balluku, çështje ndërkombëtare e Shqipërisë

Postuar në 12 Mars, 2026 13:53

Sot paradite, dy ambasada të dy vendeve kryesore europiane në Tiranë, ajo e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë, kanë dalë me deklarata të posaçme për imunitetin e deputetes së Belinda Balluku. E thënë thjesht, të dyja selitë diplomatike kanë kërkuar miratimin e autorizimit të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për arrestimin e Ballukut, autorizim të cilin shumica socialiste e ka rrëzuar.

Mbas këtyre mesazheve, ka reaguar kryeministri Edi Rama sipas të cilit kërkesa e bërë nga dy selitë është në parim korrekte, por qëndrimi i shumicës socialiste dallon në një aspekt tjetër:

Lufta e Gjirit, von der Leyen i kërkohet marrëveshje për naftën dhe gazin rus

Postuar në 11 Mars, 2026 14:45

Në një debat në Parlamentin Europian, eurodeputeti italian Roberto Vannacci, një ish-ushtarak i lartë ka akuzuar kryetaren e Komisionit Ursual von der Leyen për apati dhe paaftësi për të mbrojtur interesat europiane. SIpas tij, ndërkohë që SHBA po zgjidh problemet e veta me çdo vend ku sheh interesa, BE-ja mbette peng i politikave të ngurta duke i mohuar vetes aksesin në burimet ruse të energjisë. Vannacci ka bërë thirrje për qasje pragmatiste duke konfirmuar tensionin e madh në Europë për paaftësinë për të tejkaluar fjalët dhe konstatimet.

Spanja tërheq ambasadorin në Izrael

Postuar në 11 Mars, 2026 14:31

Spanja ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj nga Izraeli. Lajmi referohet nga media të ndryshme bazuar në publikimin në Gazetën Zyrtare ku njoftohet se pozicioni i ambasadorit është përfunduar. Ministria e Jashtme spanjolle ka njoftuar mandej se misioni diplomatik do të drejtohet nga një i Ngarkuar me Punë pa një afat konkret.

Marrëdhëniet u acaruan sidomos me vendimin e Spanjës për të njohur Palestinën, por lufta aktuale me Iranin ka derdhur gotën në raportet mes dy vendeve.

SHBA drejt dislokimit të një aeroplanmbajtëseje të tretë ndaj Iranit. 3000 goditje deri më tani

Postuar në 11 Mars, 2026 14:15

Shkalla e dëmeve aktuale në konfliktin SHBA/Izrael-Iran mbetet ende e diskutueshme ndonëse në një aspekt pala iraniane ka pranuar përgjithësisht zyrtarisht goditjet që ka marrë. Së fundmi është ngritur shqetësimi përherë e më i madh se gjurmuesit amerikanë të raketave dhe dronëve po reduktohen me ritëm të madh duke paralajmëruar zbulimin e njësive të përfshira në konflikt nga sulmet iraniane.

Jepni statistika z. Sadushi para se të vendosni në mënyrë të njëanshme!

Postuar në 10 Mars, 2026 15:35

 

Gjykata e Lartë e Shqipërisë është investuar së fundmi për të rregulluar praktikën gjyqësore në dhënien e masë “arrest me burg”. Formalisht ndërhyrja do të normohet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ka tanimë një kërkesë të bërë nga Sokol Sadushi, teoriecieni i vetëshpallur i politikës penale në raport me të drejtat e njeriut në Republikën e Socialistëve të Shqipërisë.

Çfarë kërkon Gjykata e Lartë sot?

SHBA pranon se nuk ka objektiva strategjikë realë në Iran

Postuar në 09 Mars, 2026 20:24

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë zyrtarisht një objektiv të qartë dhe konkret ushtarak dhe politik në Iran.

Irani deklaron se sulmet në Qipro, Turqi dhe Azerbajxhan janë simuluar nga Izraeli

Postuar në 09 Mars, 2026 19:58

Pas incidenteve të fundit, MInistria e Jashtme e Iranit pretendon se incidentet me tri vendet në fjalë - Qipro, Azerbajxhan dhe Turqi - janë organizuar nga Izraeli për të tërhequr në luftë ndaj Iranit. 

Raportime për vrasjen e vëllait të Netanyahut, Iddo

Postuar në 09 Mars, 2026 19:51

Në media të ndryshme rapotohet por pa konfirmim se është vrarë Iddo Netanyahu, vëllai i kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Sipas raportimeve është plagssur edhe ministri Itamar Ben-Gvir. 

Trump: Vendimi për fundin e luftës në Iran, do konsideroj edhe mendimin e Netanyahut

Postuar në 09 Mars, 2026 14:16

Ne kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin

Kështu është shprehur Presidenti amerikan, Donald Trump, për “Times of Israel” në një prononcim gjatë të cilit ka deklaruar se fundi i luftës me Iranin do të vendoset bashkarisht me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu.

Video/Lufta e Iranit po kushton 1 miliardë $/ditë

Postuar në 09 Mars, 2026 13:59

Kreu i agjencisë për ndihmat në OKB, Tom Fletcher, ka ngritur shqetësimin për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme duke vënë në dukje kanalizimin e fondeve masive drejt një lufte që po shkon sipas tij 1 miliardë dollarë në ditë. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS