Sorkin: Rreziqet e një krize globale si ajo e vitit 1929
Në një intervistë për "Kathimerini", analisti i The New York Times dhe prezantuesi i CNBC, Andrew Ross Sorkin, vë në dukje ngjashmëritë dhe dallimet e tregut global sot me kushtet që i paraprinë krizës më të madhe të përjetuar ndonjëherë nga bota perëndimore.
Budallallëqet që bëhen politikë
Në një sh-krruajtje për shpalljen non grata të Artan Hoxhës, gazeta “Tema”, teksa evidenton vendimin nisur nga një raportim i medias greke “Protothema”, ndër të tjera e mbyll me këtë paragraf:
Video/Shpërthen pas 12 mijë vjetësh vullkani Hayli Gubbi në Etiopi
Pas 12 mijë vjetësh vullkani Hayli Gubbi, ka shpërthyer duke krijuar një spektakël të rrallë në Etiopi.
Arabia Saudite hap dyqane të reja alkooli
Arabia Saudite planifikon të hapë dy dyqane të reja alkooli, përfshirë një që i shërben stafit të huaj jo-mysliman. Kjo vjen në kuadër të liberalizimit që ka ndërmarrë sundimtari de facto Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Dy pikat e reja të shitjes do të vendosen në provincën lindore të Dhahranit, ndërsa një e tretë për të huajt do të hapet në qytetin portual të Xhedës.
Rusia dhe Kina, 1.3 miliardë dollarë investime në projekte energjetike
Një fond i përbashkët Kinë-Rusi ka financuar mbi 40 projekte me vlerë 1.3 miliardë dollarë.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, tha në Forumin e 7-të të Biznesit të Energjisë Rusi-Kinë në Pekin, se Rusia synon ta zgjerojë pjesën e marrëveshjeve tregtare të kryera në monedha kombëtare me Kinën.
Pas vrasjes së Charlie Kirk është Franca
Themeluesi i Telegram beson se pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, është Franca. Pavel Durov komentoi pretendimet e komentatores së të djathtës, Candace Owens, se vrasësi i Kirk "është trajnuar me Brigadën e 13-të të Legjionit Francez me përfshirje shumështetërore". I dyshuari, 22-vjeçari Tyler James Robinson, është akuzuar zyrtarisht për vrasje me paramendim dhe akuza të lidhura me vrasjen e Kirk. Ai po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht, pasi prokurorët tregojnë se mund të kërkojnë dënimin me vdekje.
Nuk mungon kapaciteti, mungon vullneti
Me gjuhën diplomatike, gjithmonë krijuese, plani Putin-Trump (firma e Trump, por dora e Putinit) mbi Ukrainën është fillimi i një "dialogu". Gjithçka ishte shkruar që më përpara. Paparashikueshmëria e Trump nuk ka vend në këtë rast. Ai dhe lëvizja politike që e solli në presidencë nuk duan t’ia dinë për Ukrainën apo për Evropën në tërësi. Le t'i marrë Putini nëse do. Trump i bëri të qarta prioritetet e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe i ka demonstruar ato me veprime që nga fillimi i mandatit.
Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale
Sinisha Karan fitoi në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska. Karan është aleat i ngushtë i ish-presidentit Milorad Dodik, i shkarkuar nga detyra për shkak të politikave të tij separatiste.
Në përfundim të procesit, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës (CIK) tha se në votim morën pjesë 443 472 nga më shumë se 1.2 milion shtetas me të drejtë vote.
Karan mori 50.89 për qind të votave, i ndjekur nga Branko Blanusha i Partisë Demokratike Serbe, i cili mori 47.81 për qind.
Europa i kundërpërgjigjet planit Trump për paqen
Evropa ka përgatitur tashmë një kundërpropozim ndaj planit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për paqen në Ukrainë. Ky propozim kërkon përdorimin e aseteve të ngrira të Moskës për rindërtimin e Ukrainës dhe për kompensimin e Kievit, si dhe një garanci sigurie nga SHBA-ja që pasqyron klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë në Nenin 5 të NATO-s.
SHBA, operacione sekrete për të rrëzuar Maduron
Shtetet e Bashkuara do të fillojnë një fazë të re të ushtrimit të presionit ndaj Venezuelës me përdorimin e operacioneve të fshehta specifikisht për të rrëzuar qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime në administratën amerikane.
Nuk dihet se kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka marrë vendimin për t’i nisur këto operacione dhe cila do të jetë shkalla e tyre, por ato do të nisin të zbatohen në ditët në vijim.
