Lavrov shkon si sovjetik në Alaskë

Postuar në 15 Gusht, 2025 15:00

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i përmbajtur përherë në daljet e veta, ka vendosur që të provokojë sot në Alaska ku është shfaqur me një bluzë me mbishkrimin: CCCP - Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Një gjest jo pa kuptim në kushtet e tanishme dhe një mesazh që i apelon sidomos Europës. 

Propozimi/Pakt Mossulmimi Iran-Izrael me ndërmjetësimin e Trump

Postuar në 15 Gusht, 2025 14:47

Në një opinion të publikuar dje në gazetën opozitare izraelite, “Haaretz”, Ali Vaez dhe Danny Citrinoëicz propozojnë si zgjidhje afatgjatë për marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit një pakt mos-sulmimi që mund të ndërmjetësohet nga presidenti amerikan Donald Trump. Teksa vënë në dukje se të gjitha politikat rajonale të Irani, konceptuar që nga viti 1979, nuk kanë dhënë rezultat dhe as kanë rritur siguri

Një kllloun në pallat parathotë se pallati do kthehet në cirk!

Postuar në 14 Gusht, 2025 19:45

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot në vëmendje një shkrim të “Politico” që shkruan për idenë e kryeministrit Edi Rama për të përdorur inteligjencën artificiale në luftën ndaj korrupsionit. Lodra pas kësaj qarkoreje mediatike është e thjeshtë: z. Rama e citojnë të gjithë për inovacionet që sjell. Dhe “Politico” ia bën qokën në të vërtetë:

Trump urdhëron kontroll të muzeve "Smithsonian"

Postuar në 13 Gusht, 2025 18:59

"Instituti Smithsonian"(The Smithsonian Institution) është një emër më vete në mjedisin e edukimit,  kërkimit dhe eksponateve muzeale. I krijuar në vitin 1846 nga qeveria amerikane, ai sot numëron 157 milionë njësi në posedim, 21 muze, 21 biblioteka, 14 qendra kërkimi, një kopësht zoologjik etj..me më shumë se 200 partnerë dhe degë në 47 vende. "Smithsonian", i mirënjohur edhe në shpërndarjen e materialeve dokumentare, ka 30 milionë vizitorë në vit, pa asnjë tarifë dhe ka një buxhet vjetor 1.25 miliardë dollarësh.

A fitoi strategjia e HAMAS-it më 7 tetor?

Postuar në 13 Gusht, 2025 18:39

Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Australia njoftoi se do të njihte në shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shtetin e Palestinës. Një lëvizje që ka shënjuar ndarje të thellë në Perëndim për një temë thuajse tabu për dekada të tëra: solidariteti me Izraelin përkundër botës islame.

Serbia instalon fshehurazi sistem survejimi të blerë nga Huawei

Postuar në 13 Gusht, 2025 16:37

Radio Evropa e Lirë pretendon se ka lexuar dokumente konfidenciale që provojnë se autoritetet serbe po instalojnë një sistem survejimi të prodhuara nga kompania kineze “Huawei”. Sistemi konsiston në një lidhje mes kamerave të policisë dhe terminaleve policore në Ministrinë e Brendshme.

Kjo është prova e shkruar e projektit “Qytet i Sigurtë” që u njoftua nga autoritetet serbe në vitin 2007 në kohën që Ministria e Brendshme firmosi një marrëveshje të bashkëpunimit strategjik me kompaninë kineze

Edhe të Tjerët po digjen!!!

Postuar në 13 Gusht, 2025 15:01

Qeveria e z. Rama mund të thuhet se është edhe qeveria e prag katastrofave natyrore. Qëlloi kështu, jo se u zgjodh të ndodhnin këto që ndodhin. Përmbytjet ishin të shpeshta që nga viti 2010, mandej erdhi tërmeti i 26 nëndorit, ndërtimet pa leje janë shpallur prioritet, mbetjet janë problem akut. Tani prej 4 vjetësh zjarret po hyjnë në realitetin sezonal si kërcënim serioz.

Netanyahu përsërit thirrjen për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Postuar në 13 Gusht, 2025 13:42

Kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, ka rinisur me thirrjet e tij që palestinezët të largohen nga Gaza, pak përpara nisjes së një ofensive të gjerë në Rrip për të likujduar edhe dy fortesat e fundit të HAMAS-it.

Ne nuk po i largojmë ata, ne po i lejojmë ata që të largohen

Madona, apel Papës: Shkoni në Gaza, para se të jetë vonë!

Postuar në 12 Gusht, 2025 18:39

Këngëtarja Madona i ka bërë thirrje Atit të Shenjtë të vizitojë Gazën, e cila po përballet me një krizë humanitare të vazhdueshme, duke i kërkuar atij që "t'u sjellë dritën fëmijëve para se të jetë tepër vonë".

"Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ju jeni i vetmi prej nesh që nuk mund t'i mohohet hyrja", shkroi Madona në një postim në Instagram të hënën.

"Politika nuk mund të ndikojë në ndryshim. Vetëm ndërgjegjja mund ta bëjë. Prandaj po i drejtohem një Njeriu të Zotit", shkroi Madona.

Samir Hulileh, biznesmeni palestinez që pretendon se ka ofertë për të qeverisur Gazën pas armëpushimit

Postuar në 12 Gusht, 2025 18:33

Biznesmeni palestinez Samir Halilah është emri që po përmendet si drejtues për të ardhmen e Gazës pas armëpushimit. Në muajt e fundit, raporton faqja izraelite e lajmeve "Ynet", është punuar prapa skenave për të emëruar një “guvernator” për Rripin e Gazës, ku situata humanitare është përkeqësuar çdo ditë që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit dhe grupeve të tjera pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.  

Pages

Subscribe to ResPublica RSS