Një diskutim për "identitetin ballkanik"
Në një punim të vitit të kaluar në revistën e Akademisë Serbe të Shkencave, “Balcanica”, autori Slobodan G. Markoviç shtron një pyetje me rëndësi dhe gjerësisht të injoruar nga ideologjia e historiofrafisë shqiptare: A ka një kulturë të përbashkët Ballkanike?
Zbardhet roli i Mubarakut në fushatën e 1991-t: "Të gjithë irakenët janë gënjeshtarë"
Dokumente britanike të deklasifikuara së fundmi hedhin dritë mbi rolin dhe qëndrimin e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak në rrëzimin e regjimit iraken të Sadam Huseinit.
Import i shtuar në korrik i mallrave me akcizë
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton se gjatë muajit korrik të këtij viti ka mbledhur 23.2 miliardë lekë, shifër që sipas saj përfaqëson një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.
Sipas pasqyrës së të dhënave që ofrohet nga institucioni në fjalë, efektin kryesor në këtë shtim të fluksit importues e zënë mallrat e acizës:
Kryeministri japonez shmang mesazhin për 80-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore
Mediat në Japoni raportojnë se kryeministri i vendit, Shigeru Ishiba, nuk do të përcjellë mendimet e veta mbi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore më 15 gusht, datë që shënon 80-vjetorin e fundit të veprimeve ushtarake në Paqësor.
Një pjesë e hebrenjve të SHBA po kthehen në Gjermani
Gjermania ka vendosur të lehtësojë procedurat e marrjes së shtetësisë për pasardhësit e vikimave të Holokaustit dhe duket se kjo qasje ka dhënë efekt. Shumë hebrenj të SHBA-së po aplikojnë për shtetësinë gjermane nisur nga një seri arsyesh.
Një është lehtësa e udhëtimit dhe punësimit në Europë, tjetra është konceptimi i një Plani B në kontesktin e klimës së sotme politike.
Skandale dhe Suksese!
Skandalet nuk ndëshkojnë. As në demokraci. Përkundrazi ato mund të çojnë në sukses. Nuk është një rast i veçuar në politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Banka shtetërore turke, "Halbank" nën hetim për pastrim parash në favor të Iranit
Revista gjerman “Spiegel” shkruan se banka shtetërore turke, “Halbank” dyshohet dhe është hetuar nga pala amerikane për pastrim të 1.5 miliardë eurove në favor të Iranit.
Mes muajve maj 2024 – mars 2025, raportohet se banka ka transferuar sasinë e parave në këste poshtë 200 milionë eurosh përmes kompanive guackë.
Izraeli humbi legjitimitetin më 18 mars
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka përcjellë përmes një interviste për “Spiegel” disa mendime mbi atë që po ndodh aktualisht në Gaza dhe me politikën e vendit të tij. Sipas tij, Izraeli e ka arritur objektivin e vet kryesor që një vit më parë me vrasjen e kreut të Hamas-it dhe organizatorit të sulmeve të 7 tetorit, Yahya Sinwar.
Në atë pikë, nëse jo më herët, ne duhet të kishim thënë: Mjafton! Kemi vrarë mjaftueshëm, shkatërruar mjaftueshëm, i kemi dobësuar ata mjaftueshëm
Kanadaja njofton njohjen e shtetit palestinez
Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Kanadaja ka njoftuar njohjen në muajin shtator të shtetit palestinez. Kryeministri Mark Carney ka deklaruar së Kanadaja do të zyrtarizojë qëndrimin e vet në punimet e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që mbahet në muajin shtator duke e justifikuar këtë me angazhimin e Autoritetit Palestinez në reformat e domosdoshme përfshirë zgjedhjet në vitin 2026, demilitarizimin dhe masat kundër korrupsionit.
Banka Qendrore Ruse njofton daljen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave "Visa" dhe "Mastercard"
Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se do të vendosë një afat përfundimi për kartat bankare Visa dhe Mastercard.
Po konsiderojmë kohën gjatë të cilës shërbimi i kartave të sistemit ndërkombëtar të pagesave do të ndalet. Do të jetë e arsyeshme dhe e mjaftueshme që bankat t’i zëvendësojnë ato gradualisht me kartat Mir nëse klientët dëshirojnë
citon agjencia “Tass” bankën.