Kreu i SPAK: Nuk mund të them gjë për hetimin e bankave

Postuar në 14 Tetor, 2025 19:21

Në një raportim në Komisionin e Ligjeve, kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizaur dhe Korrupsionit, Altin Dumani, ka deklaruar se për sa i takon hetimeve të bankave të nivelit të dytë për pastrim parash, nuk mund të thoshte gjë.

I pyetur nga deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, Dumani ka folur për goditje të veprës së pastrimit të parave, por që kanë lënë jashtë bankat.

Dumani ka sqaruar edhe kualifikimet e veprës penale për grupe të struktruuara dhe organizata kriminale, ndërkohë që ka cilësuar se për nga numri i akuzave penale, SPAK ka një sasi të madhe.

Greqia drejt njohjes së Palestinës

Postuar në 14 Tetor, 2025 19:01

Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis ka deklaruar se vendi është një hap më afër njohjes së shtetit të Palestinës. Një ditë pas takimit të Sharm El Sheikh, ai e ka cilësuar marrëveshjën e propozuar nga SHBA si “provë të prekshme të fuqisë së diplomacisë”. Gerapetritis ka apeluarAutoriteti Palestinez të përfshihet në të gjitha aspektet e planit të paqes, duke shtuar se:

Lecornu pezullon reformën e pensioneve

Postuar në 14 Tetor, 2025 18:52

Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu ka pezulluar reformën e pensioneve duke krijuar një dritare për mbijetesën e qeverisë së tij.

Socialistët kanë konfirmuar pas këtij vendimi se nuk do të votojnë pro një mocioni të radhës mosbesimi, që janë vënë në lëvizje nga e djathta dhe e majta ekstreme.

Rusia paralajmëron për deportimin masiv të rusëve nga Letonia

Postuar në 14 Tetor, 2025 18:38

Mes Letonisë dhe Rusisë është duke u fermentuar një krizë e re që duket se ka lidhje me tensionet politiko-ushtarake të mëhershme. Një vendim u autoriteteve letoneze për të vendosur 13 tetorin si datë të fundit për provimin e gjuhës letone, po interpretohet si mjet për deportimin e rusëve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e ka cilësuar atë si jonjerëzor dhe nazist.

Bessent shpreson ende/Kina po përjashton nga ekonomia moderne të gjitha vendet e botës

Postuar në 13 Tetor, 2025 18:53

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka deklaruar se SHBA është në bisedime me Kinën për të shmangur një luftë tregtare që është aktualizuar me tarifat 100% ndaj Kinës pas vendimit të kësaj të fundit për të kushtëzuar në maksimum shtijen e metaleve të rralla dhe produkteve të tyre.

Rusia mohon raportimet për incident me nëndetësen Novorossiysk në brigjet franceze

Postuar në 13 Tetor, 2025 14:14

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet mediatike të sotme për një dalje në sipërfaqe pranë brigjeve franceze të nëndetëses së saj Novorossiysk. Përmes një deklarate për mediat, Flota ruse e Detit të Zi, ka njoftuar se raportimet për incidentin janë të rreme.

Ekuipazhi i nëndetëses është duke kryer aktualisht një mision stërvitor të transferimit ndërdetar si pjesë e task force ruse të stacionuar në Mesdhe. Sipas rregullave ndërkombëtare të lundrimit, nëndetëset duhet të kalojnë përmes kanalit anglez vetëm në lundrim mbiujës

Lecornu sërish kryeministër i Francës

Postuar në 12 Tetor, 2025 17:28

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka riemëruar në detyrën e kryeministrit Sebastien Lecornu. Vendimi ka provokuar kritika dhe reagime për shkak se Lecornu u ricaktua vetëm katër ditë pas dorëheqjes. Ai duhet të krijojë tani qeverinë e re dhe të preazantojë buxhetin për vitin 2026 që u bë shkak për largimin e tij.

Do bëj detyrën dhe nuk do të jem një problem

ka thënë ai.

Themeluesi i Telegramit: Po na mbaron koha

Postuar në 10 Tetor, 2025 11:52

 

Po mbush 41 vjeç, por nuk kam dëshirë të festoj.

Brezit tonë po i mbaron koha për të shpëtuar internetin falas që ndërtuan për ne etërit tanë.

Ajo që dikur ishte premtim për shkëmbimin e lirë të informacionit, po shndërrohet në mjetin përfundimtar të kontrollit.

Vendet dikur të lira po prezantojnë masa distopike si identifikimi digjital (Mbretëria e Bashkuar), kontrollet online për moshën (Australia) dhe skanimi masiv i mesazheve private (BE).

Propaganda serbe në studiot e mediave shqipe

Postuar në 10 Tetor, 2025 08:39

 

30 vite kritikë ndaj lajmit serb në mediat shqiptare. Sa keq, sot kjo kritikë u argumentua dhe është alarm kombëtar.

Si t’ju besojmë juve, (pa) kryeredaktorë, që për dekada si "burim" informacioni e keni pasur çiftin e Fatmir Shehollit dhe Mehmet Locit; figura të lidhura me UDB-ën, spiunazhin dhe propagandën serbe? Apo jo, AGK.

Euro digjitale - liri, siguri dhe autonomi për Europën

Postuar në 10 Tetor, 2025 01:40

 

Shpesh mendoj për rolin e BQE-së si mbrojtëse e euros. Euro është më shumë sesa thjesht një monedhë. Është një angazhim, një angazhim për stabilitet, për unitet dhe për një fat të përbashkët evropian. Një fat i ndërtuar mbi paqen dhe prosperitetin. Megjithatë, ndërsa shikojmë kufijtë e Evropës jo shumë larg nga këtu, sfidat për paqen dhe prosperitetin janë shumë të dukshme.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS